LAJMI I FUNDIT:

Shpejtim Bulliqi i përgjigjet Xhavit Halitit

Shpejtim Bulliqi i përgjigjet Xhavit Halitit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kërkesa e tij për një debat rreth demarkacionit me Malin e Zi, është bërë konform kërkesës së kryetari të Kuvendit, Kadri Vesli.

Ai duke komentuar deklaratën e nënkryetari Xhavit Haliti se kjo kërkesë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se për këtë veprim është konsultuar edhe me deputet tjerë.


“Unë e kam bërë publike këtë kërkesën dhe e kam formuar konform kërkesë së kryetarit të Kuvendnit të Kosovës. Zyrtarisht kërkesen ia kam dërguar kryetarit të Kuvendit, Kryesisë së Kuvendit dhe u mbetet atyre që të procedojnë më tutje”, ka thënë Bulliqi për lajmi.net.

Bulliqi i cili ka qenë njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të versionit aktual të marrëveshjes me Malin e Zi, ditë më parë nga Veseli ka kërkuar që të mbajë një tryezë ku do të diskutohej për demarkacionin nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi, Komisioni Shtetëror dhe ekspertë.

Ai madje për këtë ka mbledhur mbi 20 nënshkrime nga deputetët ku më pas kërkesën e ka dërguar të kryetari i dhe kryesia e Kuvendit.

Por, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë të martën se kërkesa e Bulliqit është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Rregullorja e Kuvendit nuk parasheh diskutim në formë të tillë, por parasheh formim të komisionit hetimor me 40 nënshkrime. Nënshkrime, ose komisionet munda ta ftojnë kënd të duan. Proceduralisht (propozimi i Bulliqit) është në kundërshtim me rregulloren”, është shprehur Haliti.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori