LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti anulon “Beer Fest”

Shpend Ahmeti anulon “Beer Fest”

Pas incidentit të mbrëmshëm, ku rreth 50 persona u lënduan në një rrëmujë të krijuar pas të shtënave me armë në sheshin “Zahir Pajaziti”, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka tërheq lejen per vazhdimin e festivalit “BeerFest”.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se arsyeja e anulimit të vazhdimit të festivalit ka qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh.

Drejtori i Njësisë Speciale: Po organizohen manifestime pa vlerësim të nivelit të sigurisë
Lexo po ashtu Drejtori i Njësisë Speciale: Po organizohen manifestime pa vlerësim të nivelit të sigurisë

Lexojeni të plotë postimin e Ahmetit:

“Prishtina si kryeqytet është nikoqire e organizimeve të shumta argëtuese, ekonomike e politike. Detyra jonë ka qenë gjithmonë që të gjejmë një balancë në mes të argëtimit, lirisë dhe qetësisë e sigurisë publike.

Kërkesat më të shpeshta janë për organizime në shesh të cilat jo rallë i refuzojmë.

Beerfest është një prej organizimeve më të mëdha dhe më të suksesshme që ka Prishtina në vitet e fundit. Edhe këtë vit në diskutime me organizatorët kemi ngritur brengat tona me disa çështje të cilat organizatorët kanë marr masa ti adresojnë.

Mirëpo numri i madh i njerëzve mbrëmë ka tejkaluar të gjitha kapacitetet organizative dhe ka shpërfaqur disa probleme substanciale. Kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak te numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh.

Për këto arsye kam vendosur që të revokojmë lejen e Beerfest per sot e nesër. Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policinë dhe drejtoritë përkatëse”, ka shkruar  Ahemti në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori