LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në SHBA, tetë të lënduar (Foto)

Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në SHBA, tetë të lënduar (Foto)

Tetë persona janë lënduar sot në një shpërthim të fuqishëm që ndodhi në një qendër tregtare në qytetin Portland në Oregon, pas të cilit e gjithë ndërtesa u kaplua nga zjarri, raporton AP.

Të lënduar janë tre zjarrfikës, dy policë dhe tre civilë, transmeton Telegrafi.


Zjarrfikësit që kishin reaguar menjëherë pas telefonatës lidhur me rrjedhjen e gazit, kanë evakuuar zonën përreth qendër tregtare duke shpëtuar shumë persona që gjendeshin në ato momente aty. /Telegrafi/

2

3