LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në Ansbach të Gjermanisë, një person mbetet i vdekur e 10 të lënduar

Shpërthim në Ansbach të Gjermanisë, një person mbetet i vdekur e 10 të lënduar

Një person është vrarë në një shpërthim që ndodhi në një restorant në qytetin gjerman Ansbach, afër Nurembergut.

Shpërthimi ndodhi në “Wine Bar Eugene”, ku mbetën 10 të tjerë të plagosur, transmeton Telegrafi.


Raportet e mediave gjermane thonë se shpërthimi ndodhi nga një rrjedhje gazi. Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann, u shpreh se nuk dihet nëse shpërthimi ishte aksidental apo i qëllimshëm. Por, më vonë u shpreh se tragjedia ndodhi me qëllim, me mjete shpërthyese.

Kryetarja e qytetit, Carda Siedel, ka thënë se eksplodimi është bërë me detonator.

Nga dyshimet për ndonjë sulm të orkestruar terrorist, është ndal një festival i muzikës që po zhvillohej në këtë qytet. /Telegrafi/