LAJMI I FUNDIT:

Shpikje të thjeshta por që u kanë sjellë miliona krijuesve të tyre (Foto)

Shpikje të thjeshta por që u kanë sjellë miliona krijuesve të tyre (Foto)

Ka shpikje të mëdha, që kërkojnë mendje të mëdha, por ka edhe nga ato të thjeshtat fare, sa që nuk ta pret mendja. E megjithatë, këto shpikje u kanë dhënë krijuesve të tyre miliona.

Ndaj, ktheni kokën rrotull dhe vëzhgoni me kujdes. Ku i dihet, milionat tuaja mund të jenë aty pranë.

Ndërkohë, ja shpikjet nga mund të merrni frymëzim.

Smiley (Buzëqeshja)

smiley

Artisti amerikan Harvey Ball shpiku imazhin e buzëqeshjes, Smiley, më 1963. U pagua 45 dollarë për të drejtat e saj. Më pas, dy vëllezër, Bernard dhe Murray Spain, kuptuan se Smiley kishte potencial të madh marketingu. Arritën të fitonin 50 milionë dollarë për shitjen si imazh i licencuar.

Susta Slinky

Slinky_rainbow

Kjo është një nga lodrat më të famshme në botë. Shpikësit të saj, Richard James, ideja i lindi krejt aksidentalisht, kur një sustë i ra nga duart. Falë saj, James dhe familja e tij kanë fituar rreth 250 milionë dollarë.

Velkro

velcro_001

Idea e velkros i lindi George de Mestralit pas pa në mikroskop gjembat e rrodhes. Ai u mahnit nga aftësia e çengelëve të vegjël për t’u ngjitur kudo. Sot shpikja e Mestralit shitet kudo në botë dhe i ka siguruar kompanisë së tij 100 milionë dollarë në vit.

Gypat e çmendur

tubes

Dikujt i lindi ideja si t’i bënte fëmijët të zgjidhnin qumështin apo lëngjet e frutave në vend të pijeve me gaz. Rezultati ishin këta gypa të përdredhur në forma jo të zakonshme. Tani janë jashtëzakonisht popullorë kudo në botë.

Jastëk në formë kafshe

jastek

Fëmijët i duan lodrat prej pellushi. Jennifer Telfer vuri re se djalit të saj i pëlqente t’i përdorte këto lodra në vend të jastëkut. E kuptoi se bëhej fjalë për një boshllëk në treg dhe doli me idenë e jastëkve prej pellushi në formën e kafshëve të ndryshme. Ata janë të preferuarit e fëmijëve.

Faqja njëmilionëshe

million-dollar-homepage-almost-sold-out

Alex Tew arriti të fitonte pothuajse 1 milion dollarë nga një ide origjinale. Si student 21-vjeçar, ai kërkonte mënyra për të financuar studimet. Ideja që i lindi ishte shitja e hapësirës në faqen e tij në internet për reklama. Ai e shiti me një dollar për piksel. Ideja u pëlqeu biznesmenëve dhe kompanive të mëdha, të cilët blenë hapësirë reklame me kosto të ulët.

Pellushët me “bizele”

pellushet

Arushët prej pellushi kanë qenë popullorë për një kohë shumë të gjatë, janë lodra të sigurta për fëmijët. Por Ty Warner ia doli t’i ofronte tregut një lloj tjetër lodre, të mbushur me kokrriza plastike ose “bizele”. Fitoi miliona dollarë falë kësaj ideje.

Batanija me mëngë

batanija

Një produkt shumë i thjeshtë dhe jashtëzakonisht popullor. Nuk dihet me saktësi se sa ka fituar shpikësi i saj, Scott Boilen, por në vitin e parë të daljes në treg janë shitur mbi 20 milionë copë.

Rrethi plastik

rrethi

Një tjetër lodër e thjeshtë shumë popullore, me mbi 100 milionë copë të shitura. Ideja i lindi dikujt që pa disa fëmijë tek luanin me rrathë bambuje dhe që aty mendoi t’i bënte prej plastike.

Shishja me grykën poshtë

shishja

Kjo shishe u shfaq për herë të parë më 1991. Paul Brown, shpikësi i saj, ia shiti idenë prodhuesve të shampove, NASA-s dhe kompanisë Heinz, e cila nisi ta përdorte për produktet e saj. Shishja e patentuar u bë ka popullore, sa që më 1995 Brown shiti kompaninë bashkë me të drejtat e dizenjos për 14 milionë dollarë.

Leukoplasti

leucoplast

Gjendet në çdo shtëpi. U shpik më 1920 nga një kërkues që punonte në kompaninë Johnson & Johnson, pasi gruaja e tij preu dorën teksa priste ushqimet. Sot shitet në sasi të paimagjinueshme.

Letrat Post-it

letrat

Megjithëse është thjesht një copë letë me një shirit zamke që mund të ngjitet lehtësisht në objekte të ndryshëm, popullariteti i kësaj shpikjeje ende nuk është zbehur. Ideja lindi aksidentalisht. Spencer Silver po zhvillonte një lloj të ri shumë të fortë zamke dhe rastësisht nxori diçka që u ngjit lehtë në sipërfaqe të tjera e njëkohësisht u shqit lehtë. Me shpikjen e tij, Silver ka fituar 1 miliardë dollarë!

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Kalo në kategori