LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ndër destinacionet më të lira të turizmit për australianët

Shqipëria ndër destinacionet më të lira të turizmit për australianët

Shqipëria është listuar ndër shtatë destinacionet më të lira nga australiania news.com.au.

Turistët që rendin pas këtyre destinacioneve e dinë se gjithçka ka të bëjë me faktin sesi mund të arrihen ato.
Fluturimi është një nga elementët që merret më në konsideratë, duke u ndjekur nga akomodimi, ushqimi si dhe pijet.
Të gjitha janë ato që nëfund bëjnë diferencën në buxhet. Portali australian, shkruan se : “asgjë nuk ‘vret’ më shumë se në fund të pushimeve sesa një kartë krediti që është mbipopulluar nga shpenzimet e larta dhe çmimet e kripura të ushqimeve të detit. Nëse jeni duke kërkuar vende për turizëm të aventurës, por pa shpenzuar një mal me para atëherë, duhet të vizitoni një nga këto shtatë destinacione dhe kështu nuk do të‘ rrënoni bankën’.


Destinacionet që listohen si më të lirat për turizëm nga australianët janë : India, Bolivia, Kamboxhia, Bullgaria, Vjetnami, Shqipëria, Laos.

Ja si përshkruhet Shqipëria: “Është një destinacion i Europës, që njihet veçanërisht nga turistët me çanta shpine, por edhe nga e kaluara e saj komuniste. Fqinje me Greqinë, Shqipëria ka qenë një destinacion i pazbuluar për shumë vite nga turistët, për shkak të kësaj të kaluare. Por, stalinizmi ka kohë që nuk është më, ndërsa turistët po vërshojnë. Kush e ka vizituar Shqipërinë ka dalluar veçantinë dhe bukurinë e saj. Ky vend dallohet për plazhet me rërë, panoramat malore, maja e ashpra të maleve si dhe jetën e zhurme të natës që fal kryeqyteti. Është një vend që promovon turisëm me çmime të ulëta dhe plazhet e saj shpesh janë ato që kanë qenë në Spanjën e 50 viteve më parë”.
Destinacioni i fundit është Laosi, kryeqyteti i Vjetnamit, që gjendet në Juglindje të Azisë e ku një muaj më parë kaloi pushimet edhe presidenti amerikan Barac Obama.

Europa, në këtë listë përfaqësohet edhe nga Bullgaria, e cila rakomandohet gjithashtu nga britanikët si një destinacion i lirë për akomodim, transport, ushqim dhe birra që kushtojnë rreth 1 dollar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori