LAJMI I FUNDIT:

Historike, Shqipëria voton reformën në drejtësi, 140 deputetë pro draftit

Historike, Shqipëria voton reformën në drejtësi, 140 deputetë pro draftit

Si rrallë herë, Kuvendi ishte i mbushur plot me deputetë, të cilët miratuan reformën historike. Paketa e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi u votua në parim me 140 vota.

Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar do t’i fshij nga sistemi i drejtësisë, fshesa e hekurt e vetingut


“I siguroj shqiptarët që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar do t’i fshij nga sistemi i drejtësisë, fshesa e hekurt e vetingut, në një luftë të egër me killerat parellinj dhe politikën e mbrapshtë që nuk do të rresht”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur një fitore të shqiptarëve.

“Kemi kaluar ditë, javë e muaj të gjatë. Reforma në drejtësi që sot u miratua me të gjitha votat është një ogur i mirë për bashkimin e shqiptarëve për drejtësinë e standardit evropian. Urime shqiptarëve, kjo është fitorja juaj”, tha Basha ndër të tjera.