LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët turpërojnë serbët

Shqiptarët turpërojnë serbët

Futbollistët kuqezi kanë dominuar nga minuta e parë deri në fund dhe me plotë meritë triumfuan me rezultat të pastër Albania Zurich ka shënuar fitore të madhe ndaj Serbia Zurich me rezultat të pastër 3:0, në takimin e zhvilluar të dielën, shkruan albinfo.ch.

Skuadra shqiptare ka dominuar tërë ndeshjen dhe në fund arriti të fitojë me meritë, duke i gëzuar edhe një numër të konsiderueshëm të tifozëve shqiptarë që kishin ardhur për këtë ndeshje. Golat për skuadrën shqiptare i kanë shënuar Rijad Jashari, Azem Shahini dhe Emir Elmazi.


Albania Zurich garon në Ligën e katërt të regjionit të Cyrihut. Takimi ndaj Srbija Zurich ka qenë i vlefshëm për xhiron e 15-të, derisa skuadra shqiptare momentalisht është në vendin e pestë. Presidenti i klubit të Albania Zurich, Sokol Dauti ishte shumë i kënaqur me fitoren.

“Sigurisht se ka qenë ndeshje e veçantë dhe fitore e veçantë. Për ndeshjen e sotme jam shumë i kënaqur, që e tregon dhe vet rezultati. Një mirënjohje e veçantë shkon padyshim dhe për tifozët e shumtë që ishin në stadium, të cilët na mbështeten gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Dauti ekskluzivisht për albinfo.ch.

Ai ka shtuar se kanë një ekip të ri dhe synojnë që edicionin e ardhshëm të hynë në një ligë më lart.

“Ne e kemi një ekip të ri, do të thotë 80 % e lojtarëve janë të rinj. Jemi duke e konsoliduar ekipin, kështu që për vitin e ardhshëm po përgatitemi që të hymë në Ligën e Tretë”, theksoi Dauti.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori