LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja, “Shootingstar” i vërtetë në skenën zvicerane të dizajnit (Foto)

Shqiptarja, “Shootingstar” i vërtetë në skenën zvicerane të dizajnit (Foto)

Gazeta zvicerane “Sonntagsblick”, e përshkruan shqiptaren nga Kosova si një “shootingstar shumë të lakmuar të skenës zvicerane të modës”.

Ajo është ulur në atelienë e saj në Cyrih dhe bën me dorë nga fotografia e vendosur në kornizë, e gjyshes së saj.


“Ajo ka qenë një person i rëndësishëm për mua, unë e kujtoj se si, vajzë katër vjeçe rrija ulur në prehrin e saj ndërkohë që ajo me duart e goditura nga artroza më mësonte thurjen – një trashëgimi me shumë vlerë për mua deri në ditët e sotme”. Kështu rrëfen 32 vjeçarja Flaka Jahaj për gazetën zvicerane “Sonntagsblick”, e cila e përshkruan shqiptaren nga Kosova si një “shootingstar shumë të lakmuar të skenës zvicerane të modës”.

Me brendin e saj të modës “Iahai”, të themeluar në vitin 2015, ajo është pritur me entuziazëm nga fillimi i këtij viti në “Mode Suisse”, që është platforma më e rëndësishme e modës në Zvicër për disenjatorët e rinj, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane.

Në vitin 2014 Jahaj për punimin e saj të masterit, të realizuar në kolegjin me renome të Londrës Central Saint Martins College, ka fituar çmimin e Zvicrës për dizajn.

flaka 2

Si shqiptare e ardhur nga Kosova, Flaka jeton në Zvicër që nga mosha 9 vjeçare. Në Paris ajo ka studiuar për modën dhe, si asistente personale e disenjatorit të famshëm amerikan Rick Owens, ka grumbulluar përvoja të rëndësishme, shkruan më tutje “Sonntagsblick”.

Ajo merr në duar një masë tekstili të trashë që është në fakt një tip rrjete e përbërë nga katrorë. “Merr muaj deri sa të përfundohet një thurje e tillë dhe pastaj edhe një javë tjetër deri sa ajo të qepet e të bëhet fustan”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.

Një pulovër nga “Iahai” kushton rreth 700 franga. Ajo e ka orientuar prodhimin e tyre në qytetin e saj të lindjes, në Prishtinë, ku thurja siç e thotë ajo ka një traditë të gjatë.

Atje, me mbështetjen e fondacionit “Ikea” ka punësuar pesë gra që thurin për të. Flaka thotë se e ka të lehtë t`i udhëzojë këto gra, pasi që ato e njohin me kohë zanatin e thurjes, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, puna e tyre shpaguhet mirë për rrethanat e Kosovës dhe u mundëson grave që jetojnë në një ambient patriarkal të japin kontributin e tyre në buxhetin familjar, thotë ajo.

Së fundi, njëra nga punëtoret, Ajshja, me paratë e fituara ka arritur ta regjistrojë të birin në një shkollë private futbolli, që ai e kërkonte me ngulm tash një kohë të gjatë.

flaka

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori