LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët ia zënë për të madhe Zvicrës

Shqiptarët ia zënë për të madhe Zvicrës
11.Sept.2012;Luzern;Fussball WM Quali - Schweiz - Albanien; Jubel nach dem Tor zum 1:0 durch Xherdan Shaqiri (SUI) mit ihm freuen sich Valon Behrami (SUI) und Granit Xhaka (SUI) (Valeriano Di Domenico/freshfocus)

Federata e Futbollit e Zvicrës, që nga Federata e Futbollit e Kosovës llogaritej ndër aleatet më të forta të saj, doli të jetë kundërshtarja më e madhe gjatë Kongresit të UEFA-s të mbajtur të martën në Budapest, pos Serbisë që pritej të kundërshtonte.

Me gjithë këto kundërshtime, Kosova u pranua në UEFA me 28 vota për, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht, Zvicra çoi pluhur rreth amendamentimit të Statutit të UEFA-s, që parashihte edhe ndërrimin e një neni që ka penguar vazhdimisht pranimin e Kosovës, e që ishte i lidhur me pranimin në OKB. Pas debatit për të, propozoi që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë dhe kjo u aprovua. Në fund amendamentimet nuk kaluan, pasi nuk morën 2/3 e votave që kërkoheshin.

Pas kësaj i erdhi radha votimit për pranim të Kosovës. Paraprakisht pati debate. Pas Serbisë, fjalën e mori sekretari i përgjithshëm i Federatës zvicerane, Alex Miescher.

Ai e tha troç atë që e mundon Zvicrën – lojtarët shqiptarë të saj. U shpreh kundër që lojtarët të kenë të drejtë të ndërrojnë përfaqësuese pas pranimit të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori