LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët janë mbi 40% në Maqedoni, prandaj shtyhet regjistrimi i popullsisë?

Shqiptarët janë mbi 40% në Maqedoni, prandaj shtyhet regjistrimi i popullsisë?

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është riaktualizuar tre vite pas dështimit të tij, për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta atë kohë mes partive të koalicionit qeverisës BDI-VMRO lidhur me metodologjinë e zbatimit të këtij procesi.

Dallimet kryesisht kishin të bënin me përfshirjen ose jo, në regjistrim të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit, e që besohej se ndikojnë në ngritjen apo uljen e përqindjes së popullatës shqiptare në Maqedoni.

Dallime kishte edhe për çështje tjera, si dhe ankesa mbi mospërfshirjen në regjistrim të shumë zonave të banuara më shqiptar. Kryeministri Nikolla Gruevski, i ka shkruar së fundi një letër kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për nevojën e realizimit të këtij procesi statistikor, por përgjigje ende nuk ka marrë, meqë sipas BDI-së, nevojiten një studim i detajuar për këtë çështje nga një grup i ngritur enkas për regjistrimin.


Njohësit e çështjes së regjistrimit thonë se ky proces duhet të realizohet, por më parë duhet bërë përgatitje të mirëfillta, që të mos përsëritet dështimi i para dy viteve.

Fati Iseni, ish anëtar të Komisionit Shtetëror për Regjistrimin e Popullsisë në vitin 2011, ka thënë për REL se dështimi i para dy viteve ka ardhur nga frika, siç shprehet ai, “e rritjes së përqindjes së popullatës shqiptare në Maqedoni”.

Në bazë të regjistrimit të fundit të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni arrin në 25.17 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës dy milionëshe, por përveç shqiptarëve që pretendojnë të jenë në përqindje më të lartë, edhe qarqe të caktuara maqedonase pretendojnë se kjo përqindje është më e ulët dhe se sipas tyre, ajo është rritur me qëllim të realizimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ndryshe, shumë analistë më në zë dhe njohës të çështjeve sociale në Maqedoni theksojnë se numri i shqiptarëve është mbi 40 për qind në Maqedoni, andaj ka hezitime nga pushteti për t’i shkuar deri në fund procesit të regjistrimit të popullsisë./Almakos /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori