LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari e pranon se ndihmoi financiarisht fushatën e Barack Obamës

Shqiptari e pranon se ndihmoi financiarisht fushatën e Barack Obamës

Bilal Shehu, ngasës i një limuzine,  i cili jeton në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar se ka dhuruar 80 mijë dollarë për fushatën e Presidentit amerikan Barack Obama.

Sipas Reuters, kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2012 atëherë kur biznesmeni shqiptaro-amerikan bashkë me bashkëshorten e tij siguruan bileta, njëra me vlerë prej 40 mijë dollarësh, për një mbledhje fondesh në San Francisco, përcjellë Klan Kosova.


Por pas disa hetimeve rezulton se njëra ndër këto bileta të siguruara siq sqarohet në artikull, është përdorur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili në atë kohë ishte kreu i Partisë Socialiste Shqiptare.

Pikërisht në këtë rast në vitin 2012, Kryeministri i tanishëm i Shqipërisë, Edi Rama, ishte fotografuar me Presidentin Obama, ndërkohë Përfaqësuesi i Kongresit të Kalifornisë, Dana Rohrabacher atë kohë e konsideroi këtë fotografi si përdorim për qëllime të rrejshme nga Edi Rama.

Diçka e tillë për t’i ndihmuar ish- kreut opozitar Edi Ramës, gjatë zgjedhjeve të Shqipërisë, me nënkuptime të marrëdhënieve të mira me Presidentin amerikan, për ta sjell atë në pushtet.

Për këtë rast, prokurorët thanë se Shehu, një qytetar i SHBA-së, ka pranuar se në fund të shtatorit të vitit 2012 mori një transfer prej 80 mijë dollarësh por me qëllim që të siguronte mbledhje të fondeve për fushatën e Presidentit Obama.

‘’Me kërkesën e tij, zoti Shehu ka pranuar përgjegjësinë për sjelljen e tij dhe thellësisht është i penduar për veprat që ka bërë’’, tha avokati i biznesmenit shqiptar Alan Abramson, njofton Klan Kosova.

Bilal Shehu është shpallur fajtor për këto veprime ku si pasojë do të përballet me një dënim maksimal prej pesë vitesh burgim megjithëse do të paguaj edhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh.

Vendimi për dënimin e tij pritet të shpallet më pesë tetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori