LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari më i urryer në botë, tash mbështet Trumpin: Do të bëhem mbret i Shqipërisë

Shqiptari më i urryer në botë, tash mbështet Trumpin: Do të bëhem mbret i Shqipërisë

Martin Shkreli, shqiptari i cili u bë i njohur për ngritjen e çmimit të një ilaçi jetik, pesëmijë herë më shumë sesa e kishte blerë, ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Djali i fëmijëve emigrantë që dikur lavdërohej si një gjeni në Wall Street, po përballet me padi të rënda federale për abuzim me investuesit, punëdhënësit dhe firmat e fondet që ka drejtuar në vite.


Shkreli dukej se ka qenë fillimisht mbështetës i Hillary Clintonit, por pas deklaratave të ashpra të saj që e paraqitën atë si një simbol të abuzimeve të një industrie farmaceutike të dalë jashtë kontrollit, ai zhvendosi mbështetjen e tij te Bernie Sanders, duke i dërguar publikisht një çek prej 2,500 dollarësh. Por, gjatë fushatës u tha se Sanders e kishte refuzuar çekun dhe se i ishte përcjell një fondacioni bamirës.

Pas kësaj, Shkreli filloi zhvendosjen te republikanët, duke përfunduar dje në një mbështetje të hapur për Donald Trumpin.

Shkreli me disa veprime të tij i ka bërë njerëzit të vrasin mendjen nëse kanë të bëjnë me një grykës të pangopur që pasurohet në kurriz të punës kërkimore të shkencëtarëve e mjekëve dhe në kurriz të të sëmurëve nevojtarë, apo është një ekstrovert që kërkon në mënyrë të pareshtur të jetë në vëmendjen e të tjerëve edhe nëse çmimi është urrejtja apo neveria masive.

Mediat dhe aktivistët që e shohin me shqetësim kandidatin Donald Trump, kanë nxituar ta japin këtë lajm mbështetjeje ndoshta si një mjet për ta përforcuar karikaturën me të cilën përshkruajnë miliarderin republikan.

Për hir të së vërtetës, Trump e ka quajtur Shkrelin “një birbo të përkëdhelur”, pasi plasi skandali i ilaçit Daraprim.

Lajmi e ka nxjerrë Shkrelin në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, një situatë të cilën ai e dashuron. Shkreli ka maninë t’u përgjigjet një për një atyre që e kritikojnë apo ofendojnë dhe armiqtë e Donald Trumpit thonë se ai në fakt vepron si një “Trump i vogël”.

Një shkëmbim ishte veçanërisht interesant për lexuesin shqiptar. Bëhet fjalë për një gazetar i cili e ka cilësuar atë “tërësisht budalla apo budallai i kompletuar (zgjidhni kë të doni)”. Përgjigja nga Martin Shkreli ishte: “Do të ndryshoj kur të bëhem Mbreti i Shqipërisë dhe të marr median nën kontroll…”! /Tirana Observer/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori