LAJMI I FUNDIT:

Shqiptaro-amerikanët u kërkojnë deputetëve mos ta votojnë Demarkacionin

Shqiptaro-amerikanët u kërkojnë deputetëve mos ta votojnë Demarkacionin

Shoqata Rugova me seli në New York dhe komuniteti Shqiptaro Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u drejton publikisht përmes një letre  dhe me kërkesë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, “që të mos ratifikojnë marrëveshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare”.

Ata kanë sugjeruar politikanët e shtetit të Kosovë që t’i lënë anash politikat ditore dhe të tregohen sa më vigjilent rreth kësaj çështjeje.


Letra e plotë:

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Komuniteti Shqiptaro Amerikan me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.

Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë marrevëshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare.

Jemi kundër cdo pazari të bërë me tokat tona.

Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent dhe t’i leni me një anë politikat ditore.

Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet Shqiptare.

Me respekt,

Shoqata Rugova

Federata Pan Shqiptare VATRA

Mark Gjonaj, Asambleist i Shtetit të New Yorkut

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane

Batalioni Atlantiku

Këshilli Shqiptaro Amerikan

Shoqata Malësia e Madhe

Fondacioni Plavë e Guci

Shoqata Atdhetare Dibra

Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit

Shoqata Peja

Shoqata Drenica

Komuniteti Shqiptaro Amerikan Hasan Prishtina, CT

12 Korrik, 2016, New York

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori