LAJMI I FUNDIT:

Shtatë çmenduritë që bëjnë VIP-at për t’u kujdesur për veten kur udhëtojnë!

Shtatë çmenduritë që bëjnë VIP-at për t’u kujdesur për veten kur udhëtojnë!

Personat të cilët udhëtojnë shpesh, e kanë të vështirë të kujdesen për ushqimin apo për lëkurën e tyre. Agjenda e ngarkuar e personave të njohur i bën ata që të jenë gjatë gjithë kohës duke udhëtuar me avion. Prandaj, disa prej tyre kanë zgjedhur që t’i krijojnë vetes kushtet e duhura për tu përkujdesur për trupin e tyre edhe gjatë udhëtimeve.

48c4b438fd516b00cae4e1de319d834f


1. Nuk largohen nga shtëpia pa pajisje trajnimi
Lady Gaga merr me vete sa herë që udhëton biçikletën e palestrës. Në këtë mënyrë ajo mund të ushtrohet kudo me të.

1

2. Marrin maska për fytyrën me vete
Chrissy Teigen ka gjithmonë me vete maska për fytyrën, të cilat i përdor gjatë kohës që është duke udhëtuar. Ajri në avion është shumë i keq për lëkurën, prandaj ajo merr masat e duhura për të mos dëmtuar lëkurën e fytyrës.

2

3. Kanë gjithmonë një trajner të gatshëm t’i asistojë
Shumica e personave të famshëm kanë një trajner personal që mund ta telefonojnë në çdo moment. Rihanna është një nga personat që mban gjithmonë trajnerin e saj me vete, në mënyrë që të kujdeset për fizikun e saj kudo që është.

3

4. Paketojnë çdo mjet të nevojshëm palestre
Madonna merr me vete pjesën më të madhe të mjeteve të palestrës në çdo udhëtim. Madje ato janë të parat që paketohen dhe bëhen gati sa herë që ajo lëviz drejt një destinacioni të caktuar.

4

5. Bëjnë boks gjatë natës
Shpesh herë personat VIP nuk kanë kohë të mjaftueshme për tu ushtruar në palestër. Prandaj zgjedhin të bëjnë boks gjatë orëve të vona me trajnerin e tyre personal për të mbajtur trupin në formë. Demi Lovato e bën këtë gjë sa herë që ajo zhvillon një tur apo është me pushime.

5

6. Spërkatin ulëset e avionit
Gwyneth Paltrow spërkat ulëset e avionit me grimca argjendi sa herë që udhëton, shkruan Anabel. Në këtë mënyrë ato nuk do të kenë mikrobe apo viruse të ndryshme të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e saj.

6

7. Pastrojnë fytyrën gjatë udhëtimit
Udhëtimi me avion e dehidraton komplet lëkurën. Julianne Hough sa herë që është në mes të një udhëtimi pastron fytyrën e saj. Është e njëjta rutinë pastrimi që mund të bëjnë të gjithë në shtëpi. Ajo gjithmonë përdor krem hidratant dhe letra të lagura për fytyrën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori