LAJMI I FUNDIT:

Shtatë mrekullitë arkitekturale të cilat bota nuk i njeh!

Shtatë mrekullitë arkitekturale të cilat bota nuk i njeh!

Harroni Taj Mahal-in dhe Koloseumin – disa nga strukturat më të mahnitshme të botës mbeten ende larg syve të publikut

Të gjithë kemi dëgjuar për Koloseumin, Murin Kinez dhe Taj Mahal-in. Por, a kemi dëgjuar për shtatë mrekullitë e pazbuluara arkitekturale: mrekullitë e krijuara nga dora e njeriut ku turmat e njerëzve nuk gjenden aty?

Pallati i Parlamentit, Rumani

Bucharest

Ndërtesa më e madhe administrative në botë dhe më e shtrenjta, Pallati i Parlamentit të Bukureshtit me të vërtetë është mrekulli e panjohur për shumë njerëz, transmeton Telegrafi.

Kjo ndërtesë është ndërtuar nga diktatori komunist i urryer Nicolae Ceausescu, dhe ndërtesa është aq e madhe saqë është e vështirë edhe të fotografohet e tëra.

E ndërtuar në vitin 1984, ndërtesa neoklasike ka 12 kate dhe rreth 3,100 dhoma që mbulojnë 330,00 metra katrorë. Projekti besohet se ka kushtuar rreth 3.3 miliardë euro, por, veç kësaj, i ka kushtuar njerëzve të Bukureshtit edhe shumë hapësirë të qytetit. Për të ndërtuar Pallatin e Parlamentit, një e pesta e qendrës së Bukureshtit ishte rrafshuar, përfshirë edhe distriktet historike, më shumë se 30 kisha dhe rreth 30,000 shtëpi.

Xhamia e Madhe e Djenne, Mali

This photo taken on February 8, 2005, sh

E ndërtuar në vitin 1907, kjo xhami është struktura më e madhe nga lloçi në botë, e ndërtuar kryesisht me tulla të pjekura në diell, rërë, llaç dhe suva. Konsiderohet si një ndër arritjet më të mëdha të stilit arkitektural Sudano-Sahelian dhe mbrohet nga Unesco qysh nga viti 1988.

Tri minaret e xhamisë janë të dekoruara me borassus aethiopum, që dyfishohen si skele për riparimet vjetore – traditë e cila është kthyer në festival lokal në muajin prill dhe maj.

“Vera e nxehtë brutale afrikano-veriore e çanë lloçin dhe e dobëson atë herë pas here. Prandaj, para se të vijnë shirat vjetor, vendasit mblidhen dhe e ri-mbulojnë tërë ndërtesën me llaç”, shpjegon Abishek Lamba.

Kalaja Derawar, Pakistan

3

Kala e proporcioneve monumentale, 40 bastionet e Derawar-it ngrihen nga shkretëtira në një formacion tronditës katrori. Të kombinuar, muret e kalasë e formojnë një perimetër prej 1,500 metrave dhe kanë një lartësi prej 30 metrave.

Kjo është strukturë e mahnitshme në mesin e shkretëtirës Cholistan. Shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për këtë, përfshirë edhe vet pakistanezët.

Dhe, për arsye të mirë, për të shkuar në kala vizitorët duhet të punësojnë një cicëron me makinë për ta bërë udhëtimin një ditor nga qyteti i Bahawalpur, e përmes shkretëtirës Cholistan deri tek kalaja, ku leja e veçantë nga emiri, apo lideri lokal, nevojitet për t’u futet brenda.

Chand Baori, Indi

The Famous Chand Baori Stepwell in Abhaneri, Rajasthan, India

Një ndër monumentet më të neglizhuara në Indi, Chand Baori është hapësirë spektakulare, 13 kate e thellë me mure të rreshtuara që zbresin deri në 30 metra në thellësi të kësaj strukture, në një pishinë me ujë të gjelbër smeraldi.

Shkallët simetrike të labirintit hipnotizues duket se e formojnë një rrugë pafund drejt nëntokës. Me 3,500 shkallët e veta, Chand Baori është ndër strukturat më të thella dhe më të mëdha të llojit të vet në botë.

E ndërtuar nga Mbreti Chanda i Dinastisë Nikumbha mes viteve 800 dhe 900 pas lindjes së Krishtit, Chand Baori është dizajnuar të jetë po aq praktik sa është edhe i bukur. Për shkak të strukturës që ka, thellësia e këtij projekti mahnitës është më e ftohët se sipërfaqja.

Stari Most, Bosnjë dhe Hercegovinë

A diver drops from the reconstructed, 22

Nëse çdo projekt i mahnitshëm arkitektural ka një histori, Stari Most ka edhe historinë e rikthimi.

Ura e Vjetër apo Stari Most, siç quhet nga vendasit, është ndërtuar nga 456 blloqe të gurëve lokal në vitin 1566 nga arkitekti otoman, Mimar Hajrudin. Ky projekt ka qenë zemra e qytetit për 427 vite të plota.

Ura gjendet në qytetin Mostar, ku kryqëzohet me lumin Neretva. E gjerë 4 metra, 30 metra e gjatë dhe 24 metra e lartë, mbetet një ndër vendet më të njohura në shtet dhe është shembull i mirë i arkitekturës islame në Ballkan.

Por, në vitet 1990’ta, ura ishte shkatërruar nga forcat boshnjak-kroate gjatë luftës së Bosnjës. Pas luftës, qyteti  dhe ura kishin filluar të rindërtohen. Janë dashur rreth 10 vite për ta kthyer në jetë këtë ide dhe në korrikun e vitit 2004, ura e re “e vjetër” ishte hapur prapë.

Përderisa ura ka ndryshuar qysh nga rindërtimi i saj, një traditë afatgjatë ende mbetet: vendasit kërcejnë nga ura e lartë drejt ujit të ftohtë të lumit Neretva për të shfaqur trimërinë dhe aftësitë e tyre.

Muri i Madh, Indi

Kumbhalgarh Fort

Të gjithë kemi dëgjuar për Murin Kinez, por pak njerëz e dinë që India e ka murin e vet, i cili për një kohë të gjatë ka qëndruar në hije për shkak të fqinjit të vet në Lindje.

Muri i Madh i Indisë, i njohur edhe si Kumbhalgarh, është muri i dytë më i gjatë në botë, pas Murit Kinez. I vendosur në rajasthan, muri është 4.5 metra i trashë në disa zona dhe zgjatet për 36 kilometra, si dhe ka shtatë dyer të fortifikuara.

Rana Kumbha, udhëheqës lokal, ka ndërtuar murin në vitin 1443 për të mbrojtur kalanë e vet, e gjendur në kodrën më lart.

Legjenda thotë se pavarësisht shtatë përpjekjeve, muri nuk kishte mundur të kompletohej. Më në fund mbreti ishte konsultuar me një nga këshilltarët spiritual dhe ishte këshilluar që duhej të bëhej një sakrifikë, dhe se një vullnetar duhej ta ofronte jetën e tij në mënyrë që të tjerët të mbroheshin. Sot, dyert kryesore qëndrojnë aty ku trupi i tij kishte rënë dhe një tempull ku koka e tij e prerë kishte pushuar.

Muri ishte zmadhuar në shekullin e 19’të dhe tani mbron më shumë se 360 tempuj të vendosur brenda mureve, por ende mbetet thesar i panjohur për shumicën e botës.

Xhamia Sheikh Lotfollah, Iran

Sheikh Lotfollah Mosque, Isfahan, Iran

Kjo xhami, e përshkruar ndryshe edhe si kryevepër e arkitekturës Safavid-Iraniane, gjendet në sheshin Naghsh-i Jahan, në qytetin e Isfahan.

Xhamia elegante dhe tronditëse me bukurinë e vet, është ndërtuar mes viteve 1603 dhe 1619 gjatë regjimit të Shah Abbas I. Ajo është emëruar pas vjehrrit të udhëheqësit, Sheikh Lotfollah, dijetar i nderuar libanez i Islamit.

Vlen të ceket se xhamia është pak e pazakonshme për shkak të faktit se nuk ka minare apo oborr. Kjo ndoshta mund të jetë për shkak se xhamia asnjëherë nuk ishte planifikuar të përdorej nga publiku, por të shërbente si vend i lutjes për gratë e haremit.

Dekorimi i xhamisë është jashtëzakonisht elegant dhe kubet bëjnë që tullat delikate të ndryshojnë ngjyrë përgjatë ditës, nga ngjyra krem në rozë.

Brenda xhamisë do të mahniteni nga kompleksiteti i mozaikëve që e zbukurojnë murin dhe nga tavanet e bukura me ngjyrë të verdhë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori