LAJMI I FUNDIT:

Shtatë shenja se nuk jeni të gatshme për lidhje të re

Shtatë shenja se nuk jeni të gatshme për lidhje të re

Ndonjëherë është vështirë të mbijetohet ndarja. Gabimi më i madh në një rast të tillë, është që ta filloni një lidhje të re. Ja shenjat se duhet të pritni ende.

1. Ende nuk e keni dorëzuar lutjen për shkurorëzim
Edhe pse martesa ka marrë fund, ju ende nuk e keni dorëzuar kërkesën për shkurorëzim. Vetë ky fakt nënkupton se ende është herët që të dilni me persona të tjerë, me qëllim të krijimit të lidhjes.

2. Ende ndiheni sikur të ishit e martuar
Flisni për ish-burrin, sikur të ishit ende e martuar me të, apo keni ndjenjën se jeni duke e mashtruar kur dilni me ndonjë burrë tjetër? Nëse po, atëherë mos u ngutni që ta krijoni një lidhje të re. Qëroni më parë hesapet me lidhjen e vjetër…


3. Nuk ka mjaftuar asnjë vit i tërë
As pasi ka kaluar një vit nga shkurorëzimi, disa njerëz nuk janë të gatshëm që të njihen me partnerë potencialë. Ndjenjat e lënduara, zemërimi dhe rënia e vetëbesimit mund t’ju bëjnë që ta filloni tepër shpejt ndonjë lidhje të re, e cila më pas ka të ngjarë që të prishet edhe më shpejt sesa e kaluara.

4. Preferencat zbulojnë personalitetin tuaj
Preferencat tuaja në lidhje me vetitë që nuk i doni te meshkujt, sikur që janë rrenacaku, mashtruesi, manipuluesi apo i varuri, vetëm sa pasqyrojnë atë që ju ka ndodhur dhe tregon se ende nuk jeni e gatshme për lidhje të re.

5. Përgjithësimi – shenjë se nuk e keni harruar
Nëse i përgjithësoni gjërat, duke thënë se të gjithë meshkujt janë njësoj, kjo dmth se ende nuk e keni harruar ish-partnerin. Përderisa nuk arrini të bindeni se të gjithë meshkujt megjithatë nuk janë njësoj, është mirë që të prisni e të mos dilni me të tjerë.

6. Evitoni bisedat rreth ish-të dashurit
Përmendja e ish-të dashurit para partnerit të ardhshëm nuk është aspak e preferuar. Në takimin e parë duhet të përqendroheni te partneri i ri, e jo te kërkimi i të metave.

7. Zemërimi hetohet
Zemërimi mund të jetë tejet destruktiv. Ai është shenjë se ende nuk e keni mbijetuar ndarjen. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori