LAJMI I FUNDIT:

Shtatë sjelljet që duhet të përqafoni për të qenë më të lumtur

Shtatë sjelljet që duhet të përqafoni për të qenë më të lumtur

Dëshironi të jeni më të lumtur? Mjaft e krahasuat veten me të tjerët, mos kini pritshmëri nga të tjerët dhe shumë këshilla të tjera që do t’ju ndihmojnë të arrini qetësinë dhe lumturinë e duhur.

Ndihmoni këtë proces të eliminimit të gjërave të panevojshme duke ndjekur këshillat e mëposhtme:

Mjaft e krahasuat veten më të tjerët
Kërkimet sugjerojnë se një arsye kyçe për këtë është fakti se krahasimi me të tjerët është joproduktiv. Ju nuk mund ta kuptoni kurrë se si funksionon jeta e të tjerëve nga afër pasi e shihni atë vetëm nga larg dhe kjo mund t’ju gënjejë.

Përpjekja për të ndryshuar të tjerët
Njerëzit nuk duan që të ndryshojnë nëse nuk jua kërkojnë këtë, ata duan që të ndihen të pranuar dhe për këtë gjë ju duhet t’i tregoni atyre se energjitë tuaja janë të përqendruara në vlerësimin e asaj që ata kanë për të ofruar dhe jo të gjërave që ata dështojnë të realizojnë.

Frika nga dështimi
Provoni gjithnjë të ecni përpara dhe do ta shihni se çdo dështim është një mësim që nuk duhet ta lini t’ju dëmtojë. Pranojeni dështimin tuaj pa frikë apo turp dhe gjeni në të informacionin dhe përvojën e duhur për të ardhmen. Gjithashtu mos hiqni dorë nga instinkti juaj.

jeta

Pendesa për të shkuarën
Mos e jetoni jetën duke thënë duhej të kisha bërë këtë apo atë gjë. Jetoni duke menduar se si mund ta jetoni të tashmen në mënyrë sa më të dobishme dhe si ta përdorni të shkuarën si një libër udhërrëfyes që do t’ju çojë drejt lumturisë së vërtetë.

Pritshmëritë nga të tjerët
Mjaft qëndruat në pritje që të tjerët të bëjnë diçka për t’jua bërë jetën më të mirë. Secili shikon jetën dhe punën e tij dhe përpiqet çdo ditë për ta përmirësuar atë. Nuk duhet të prisni kurrë asgjë nga të tjerët, sepse bashkë me pritshmëritë vijnë edhe zhgënjimet.

Përpjekja për të kënaqur këdo
Lumturia e vërtetë duhet të vijë nga kënaqësia juaj me jetën, shkruan Shqip. Silluni mirë dhe ndihmojini të tjerët, por kurrsesi mos lejoni që ata të kontrollojnë apo komandojnë jetën tuaj.

Hiqni dorë nga barra e vjetër
Psikologët sugjerojnë se mendimet dhe barra e së shkuarës shton te juve stresin dhe rrit problemet shëndetësore si presioni i lartë i gjakut. Hiqni dorë nga e shkuara. /Telegrafi/