LAJMI I FUNDIT:

Shteti do ti subvencionojë automjetet me gaz dhe ato elektrike

Shteti do ti subvencionojë automjetet me gaz dhe ato elektrike

Nikola Gruevski, kryetari i OBRM-PDUKM ka premtuar dy masa të reja për transport më ekologjik përmes subvencionimit të pajisjeve për gaz në automjete, si dhe heqjen e doganës për import të automjeteve elektrike të cilat janë ekonomike dhe nuk ndotin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë blerjes së automjeteve elektrike do të zbatohet norma e privilegjuar tatimore prej 5 për qind, në vend të 18 për qind siç ishte deri më tani. Po ashtu planifikohet që Qeveria të ndajë subvencione për blerje të makinave elektrike edhe atë në vlerë prej 3.500 euro për çdo automjet që kushton 25.000 euro, dhe subvencion prej 5000 eurosh për çdo automjet që kushton mbi 25.000 euro, ka njoftuar Gruevski.


Në një periudhë prej dhjetë vitesh, automjetet elektrike do të jenë të liruar nga pagesa e taksave rrugore, do të parkohen falas në cilindo parking publik dhe do të kenë regjistrim falas në pjesën për taksë rrugore.

Vozitësve të cilët dëshirojnë të instalojnë pajisje gazi në automjetin e tyre do tu ndahen kuponë prej 300 eurosh për furnizim të pajisje gazi, të cilët çdo vit do të ndahen përmes thirrjes publike. Kjo masë do të vlejë vetëm për automjetet me standardin Euro 0, Euro 1, 2 dhe 3, respektivisht ata që janë prodhuar deri në fillim të vitit 2006./Telegrafi/