LAJMI I FUNDIT:

Shteti përgjegjës për vrasjen e Diana Kastratit

Shteti përgjegjës për vrasjen e Diana Kastratit

Shteti i Kosovës mbahet përgjegjës për vrasjen e Diana Kastratit. Gjykata Kushtetuese, e cila ka nxjerrë verdiktin për këtë rast, ka konstatuar se së ndjerës i ishin shkelur të drejtat individuale, kur dy vjet më parë shteti nuk i kishte ofruar mbrojtje asaj, ndonëse mbrojtjen e kishte kërkuar në organet e rendit dhe të drejtësisë, pasi ishte kërcënuar me vdekje, pak kohë para se të vritej nga ish-bashkëshorti i saj.

“Gjykata ka përfunduar se, në këtë rast, kemi të bëjmë me cenim të së drejtës për jetë”, ka thënë një burim i gazetës “Koha Ditore” brenda Kushtetueses.

“Ka një muaj që është vendosur në këtë rast. Aktgjykimi do të publikohet të martën. Vendimi i gjyqtarëve nuk është unanim, prandaj bashkë me të do të publikohet edhe mendimi i ndarë i një gjyqtari”.


Burimi i gazetës nuk ka krijuar qasje në aktgjykim dhe nuk ka dhënë detaje as për përmbajtjen e arsyeshmërisë së aktgjykimit.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese nuk ka konfirmuar lajmin gjatë së hënës. Ka thënë se rasti vazhdon të jetë në shqyrtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori