LAJMI I FUNDIT:

Shtetit të vogël i sollën çmime nga gara e madhe e Matematikës: Ambasadorët më të mirë të Kosovës (Foto)

Shtetit të vogël i sollën çmime nga gara e madhe e Matematikës: Ambasadorët më të mirë të Kosovës (Foto)

“Nuk mund ta paramendoni çfarë ndjenje e mirë është të jesh në atë garë dhe t’i përfundosh detyrat”. Këto janë fjalët e 18-vjeçares nga Gjilani, Doruntina Sylejmani dhe 14-vjeçarit nga Prishtina, Shend Zhjeqi, të cilët janë dy nga gjashtë përfaqësuesit e Kosovës në Olimpiadën më të madhe të matematikës në botë – IMO (International Mathematical Olympiad).

Kjo olimpiadë këtë vit – për të 57-tën herë – u mbajt në Hong Kong, ku janë prezantuar 109 shtete të botës. Emocionet e përfaqësuesve nga Kosova janë të jashtëzakonshme, sepse në këtë garë shteti më i ri në Evropë merr një medalje të bronztë dhe dy mirënjohje nderi. Kosova aty u përfaqësua nga Doruntina Sylejmani, Shend Zhjeqi, Arbër Avdullahu, Ardita Berisha, Liron Morina, Alban Elezi.


Nxënësja e kolegjit “Mehmet Akif”, Doruntina Sylejmani, arriti të fitojë medaljen e bronztë në këtë garë. Ajo thotë se për t’u bërë pjesë e Ekipit të Kosovës, duhet të kalohen disa “filtra”.

TË TJERËT INVESTUAN DHE PUNUAN ME JAVË ME KANDIDATËT E TYRE, E KONKURRENTËT NGA KOSOVA ISHIN PA KRAH E MEZI I BËNË PARATË PËR BILETA AEROPLANI

“Fillimisht konkurrimi bëhet brenda shkollës ku përzgjidhen fituesit nga secila gjeneratë. Kjo vazhdon në nivelin komunal (gara zhvillohet nga nxënësit e së njëjtës gjeneratë) dhe në fund testi final është në nivelin shtetëror (konkurrimi zhvillohet nga nxënësit e gjeneratave të ndryshme)”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Sipas saj, Olimpiada e Kosovës në Matematikë është mekanizmi përmes të cilit është bërë përzgjedhja e përfaqësuesve të Kosovës për në Hong Kong.

“Ndjenja e përfaqësimit të Kosovës në ngjarjen më madhore të shkencës, është e jashtëzakonshme. Nëse e krahasojmë madhësinë dhe zhvillimin e Kosovës në raport me vendet tjera të botës, që ishin pjesë e IMO-s këtë vit, rezultatet tona janë mbresëlënëse”.

Doruntina

  • Doruntina Sylejmani: Ekipet tjera kishin 200 persona që ushtronin me përfaqësuesit e tyre, e ne gjithçka bëmë me forcat tona

Sylejmani thotë me keqardhje se si deri në momentet e fundit nuk e ka ditur se a do të marrë pjesë Kosova në këtë garë.

“Kishim problem me vizat, në njërën anë, derisa në anën tjetër nuk ishim të sigurt se a do të mund t’i siguronim paratë për bileta – kur dihet se Hong Kongu është destinacion i largët”.

Sipas saj, përgatitjet për këtë konkurrim i ka bërë kryesisht vetë, derisa shton se – nga bashkëbisedimi me pjesëtarët e ekipeve të shteteve konkurruese – ka kuptuar se disa prej përfaqësuesve i kanë pasur deri në 200 matematikanë që kanë punuar me garuesit e vendit përkatës.

“Mos të flasim për anëtarët e përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), që këtë vit doli e para në IMO. Ata ishin qenë pjesë e kampeve që kanë zgjatur me javë të tëra, ku kanë ushtruar probleme matematikore me intensitet tepër të madh. Tash mund ta bëni një llogari të thjeshtë mes nesh dhe të tjerëve. E ne kishim dilema nëse do t’i siguronim vizat dhe paratë për bileta”.

Organizatore dhe përgjegjëse e Ekipit të Kosovës në IMO, është Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, por që përballet me vështirësi financiare.

18-vjeçarja nga Gjilani thotë se pasi ka përfunduar shkollën e mesme, këtë vit do t’i fillojë studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në drejtimin e Matematikës, por që vazhdimisht do të interesohet që të bëhet pjesë e ndonjë universiteti jashtë Kosovës.

Shendi

  • Shend Zhjeqi: Si t’ua shpjegojmë të tjerëve se çfarë emocione kishim kur i zgjidhnim detyrat

“Rezultati të cilin e kam arritur në këtë garë është mundësi e mirë për mua, sepse ky rezultat ndoshta do të më shpërblejë me një bursë për t’i vazhduar studimet në ndonjë universitetet jashtë Kosovës. Cilësia e studimeve në Kosovë lë shumë për të dëshiruar”, ka theksuar Sylejmani.

KOSOVA NUK IA DI VLERËN IMO-S, E AS KONKURRENTËVE QË NDERUAN SHTETIN DHE KOMBIN

Tjetri protagonist i këtij evenimenti global është edhe 14-vjeçari nga Prishtina, Shend Zhjeqi, i cili është nxënës i Gjimnazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë. Bashkë me Arbër Avdullahun, ai ka marrë mirënjohje nderi.

Shendi, ndonëse i ri në moshë, ka energji dhe gatishmëri të pazakonshme për matematikë. Ai tregon me pasion se si pjesëtarët e ekipit të Kosovës, kur i përfundonin detyrat në Olimpiadë, e shikonin njëri-tjetrin me ngazëllim.

“Kur ua tregojmë miqve ose të afërmve këto momente, thjeshtë na urojnë. Kaq. Sepse, nuk e kuptojnë atë emocion, të zgjedhës një detyrë të rënd, në një konkurrencë me më të mirët e botës”, ka theksuar Shendi, i cili për një pikë ishte prapa për ta fituar medaljen e bronztë.

Matematikanet2

  • Matematikanët që nderuan Kosovën, por jo edhe Kosova ata> Shpresojnë të vazhdojnë shkollimin jashtë vendit

Ai tregon se njëri nga njerëzit kryesor që ka punuar me të, është Valmir Krasniqi.

“Profesori Valmir është njëri nga më meritorët për suksesin tim. Ai ka punuar vazhdimisht me mua dhe fal punës së tij kam arritur deri këtu. Është punëtor i madh dhe nuk kursen që t’i ndihmojë të rinjtë që kanë talent në matematikë”.

Shendi 14 vjeçar, tash e ka përfunduar klasën e 11-të (për shkak të sukseseve, nga e shtata kalon në të dhjetën). Si “fillorist” në shkollë të mesme, ai thotë se e bën të ketë motiv shtesë në angazhimin e tij në shkencën e Matematikës.

“Do të vazhdojmë të punojmë, duke shpresuar që prapë do ta përfaqësojmë Kosovën dhe do të shënojmë suksese të reja”.

valmiri

  • Valmir Krasniqi: Kosova duhet të investojë te këta talentë, sepse këta janë elita e kombit

I kontaktuar nga Telegrafi, kryeredaktori i revistës ndërkombëtare “MathProblems” – matematikani me nam në botë, Valmir Krasniqi – ka thënë se rezultati i ekipit të Kosovës këtë vit është më i larti. Sipas tij, Shendi dhe Doruntina janë garuesit e parë që i kanë zgjidhur dy detyra të plota – prejse Kosova është pjesë e kësaj gare.

Ndryshe, Krasniqi ka sqaruar se Olimpiada Matematike Ndërkombëtare (IMO) është organizimi më prestigjioz ndërkombëtar në fushën e matematikës.

“Kjo Olimpiadë ka për qëllim zbulimin e talenteve të matematikës nga e gjithë bota. Nga aty kanë dalë matematikanët më të shquar të kohës sonë, si: Terence Tao, Artur Avila, Grigori Perelman etj. Kosova ka disa vite që merr pjesë në IMO. Përkundër mungesës së mbështetjes – sidomos financiare – dhe mos organizimit të trajnimeve speciale për përgatitjet e nxënësve, ata që kanë marrë pesë aty, me forcat e tyre ia dolën ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë. Këta nxënës, me një kujdes institucional pas disa viteve do të mund të bëheshin elita e kombit”, ka shtuar eksperti i Matematikës, Valmir Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori