Dy kompanitë e mëdha botërore të duhanit, British American Tabako dhe Japan International Tabako kanë shtrenjtuar produktet e tyre për 20 centë në gjithë botën. Kjo ka ndikuar edhe në Kosovë duke u ngritur çmimet për disa lloj cigaresh. Tash rreth 20 centë më shtrenjtë shiten Lucky Strike, Dunhill, Pall Mall, Kent, Winston, Ronson dhe Memphis, marka këto që më së shumti përdoren në vend.
Duhanxhinjve po u ngarkohet xhepi. Përveç që po u kufizohet tymosja e duhanit nëpër vende publike, edhe çmimet e cigareve janë ngritur.
Sidomos të atyre markave që më së shumti i përdorin kosovarët.
Vendimi për shtrenjtim, sipas Shoqatës së Importuesve, ka ardhur nga dy kompanitë prodhuese të duhanit, British American Tabako edhe Japan International Tabako. Kështu për rreth 10 për qind janë shtrenjtuar në të gjitha vendet cigaret e markave që prodhohen nga këto kompani, shkruan Express.
Në Kosovë tani për rreth 20 centë më shtrenjtë shiten Lucky Strike, Dunhill, Pall Mall, Kent, Winston, Ronson dhe Memphis, marka këto që më së shumti përdoren në vend.
Kreu i Shoqatës së Importuesve të Duhanit, Driton Shuki, shpjegon se ky ndryshim i çmimit në bazë është bërë qysh para tre muajsh dhe në të nuk kanë dorë distributorët.
“Nja dy kompani prodhuese i kanë ngrit çmimet. Kjo nuk ka të bëjë me rritje të taksave e as distributorët”, thekson Shuki.
Sipas tij, nuk është vërejtur ndonjë ndryshim në treg, edhe pse rritja e çmimeve mund të ndikojë negativisht te konsumatorët.
Edhe në Doganat e Kosovës konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për rritje të akcizës së duhanit, e cila zakonisht ka reflektuar edhe në çmimin e shitjes së këtij produkti.
“Nuk ka pasur ndonjë ndryshim apo rritje të akcizës”, thekson zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Pavarësisht kush është shkaktar i kësaj ngritjeje të çmimit, qytetarët ankohen se gjithnjë e më tepër po bëhet e papërballueshme kostoja e cigareve.
“Një Lucky më herët ka qenë 1.50 euro me ble në rrugë, tash e bleva 1.70 euro. Kjo është tepër”, ankohet një qytetar i Prishtinës.
Ai dyshon se stërshitësit e cigareve nëpër rrugë po i shesin ato shumë më shtrenjtë se kompanitë importuese.
Ndërkaq, ndërkaq kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se ky reflektim i rritjes së çmimit zanafillën nuk e ka në ndonjë bazë ligjore, por më shumë është çrregullim i kërkesës dhe ofertës në tregun kosovar.
Ai tregon se në fund të vitit të gjithë importuesit e duhanit janë urdhëruar nga dogana ta bëjnë një rishikim të depove doganore.
“Kështu është dashur të zbrazen depot për të filluar nga fillimi dhe me angazhimin e doganës, kjo situatë është zgjidhur dhe në këtë proces janë eliminuar disa probleme. Në janar kompanitë importuese kanë mbet pa stoqe dhe kërkesa është rritur bashkë me çmimin”, thekson Gërxhaliu.
E qytetarët hallin më të madh e kanë se rritja që ndodh te një produkt, për çfarëdo arsyeje, nuk është e njëjtë sa vendimi i kompanisë, por deri në trefish më e madhe. Ngjashëm pati ndodhur edhe në fillim të vitit të kaluar, kur akciza për duhan qe ngritur për dy euro. Nga 25 euro sa paguhej deri në janar të vitit 2012 për një kilogram cigare të importuar, u bë 27 euro. Një pako cigare në treg do të duhej të shtrenjtohej për 4 centë, mirëpo situata ishte krejt tjetër. Një pako cigare “Lucky Strike”, që kushtonte 1,20 euro, u bë 1,40 euro e më pastaj 1,50 euro. /Telegrafi/
Ngjashëm ka ndodhur edhe tani, kur tregtarët, pavarësisht se me vendim të kompanive rritja për 10 për qind nuk është shumë e madhe, i kanë shtrenjtuar cigaret për 20 centë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre