LAJMI I FUNDIT:

Shtriks i tërheq vërejtjen tifozëve të Pejës

Shtriks i tërheq vërejtjen tifozëve të Pejës

Drejtuesit e KB Pejës i kanë mësuar hapat e parë që duhet t’i marrin në pjesëmarrjen e tyre në Ligën Ballkanike. Verdh e zinjtë janë takuar të shtunën me drejtorin e këtij evenimenti, Shay Shtriks, i cili u ka folur rreth organizimit të ndeshjeve dhe sjelljes së tifozëve.

Drejtuesit e KB Pejës janë takuar të shtunën në Shkup me drejtorin e Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, nga i cili kanë marrë mësim se si duhet të veprojnë, në debutimin e tyre në këtë kompeticion.

Ndër të tjera, verdh e zinjtë kanë marrë informata rreth asaj se si duhet t’i organizojnë ndeshjet dhe rreth sjelljeve të tifozëve, që janë mjaft me rëndësi, raporton Express.


“Në takim është biseduar për ndryshimet që duhen bërë në palestër dhe për nivelin organizativ të ndeshjeve. Shtriks kërkoi nga ne dhe tifozët tanë të kemi shumë kujdes gjatë ndeshjeve dhe të respektohen rregullat, sepse në rast të hedhjes së gjësendeve në parket, ofendimeve raciste ose nacionale, BIBL mund edhe ta përjashtojë klubin nga garat”, njofton klubi pejan.

Kampioni i Kosovës është i bindur se Shqiponjat do të sillen në mënyrë sa më të mirë dhe se do ta bëjnë krenar këtë klub.

Ndërkohë, pejanët i kanë marrë ditë më parë 35 mijë euro nga Ministria e Sportit, të cilat do t’i përdorin për pagesën e kuotizim dhe për "Wild Card".

Pejanët ndër të tjera janë nisur të shtunën për në Rozhajë të Malit të Zi për t’i zhvilluar përgatitjet fizike dhe kondicionale për sezonin e ri.

Kjo është pjesa e parë e përgatitjeve, pas së cilës do të pasojë pjesa e dytë, ku edhe pritet zhvillimi i disa ndeshjeve miqësore me klubet nga rajoni.

Peja është ekipi i dytë kosovar që do të marrë pjesë këtë sezon për herë të parë në Ligën Ballkanike, së bashku me Sigal Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori