LAJMI I FUNDIT:

Shukri Buja në vend të Azem Sylës në Kuvend

Shukri Buja në vend të Azem Sylës në Kuvend

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja do të jetë deputeti i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Azem Sylës nga mandati i tij si deputet.

Sipas rezultateve zyrtare në KQZ, mandati i deputeti duhet të kalojë te Shukri Buja, i cili ka garuar me numrin 80 dhe ka marrë 8,224 vota, transmeton Koha.net.


Më 30 dhjetor të 2015-s ai është dënuar me 4 muaj burgim me kush dhe 2000 euro gjobë, pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.

Azem Syla, në anën tjetër, ka dhënë dorëheqje pasi po hetohet si udhëheqës i një grupi të krimit të organizuar në lidhje me shpronësimin e disa pronave.

Buja ka qenë komandant i Zonës Operative të Nerodimës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e
pas luftës ai ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. Në vitin 2007 ai ka garuar për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, duke fituar dhe duke e mbajtur këtë mandate deri në vitin 2013, kur pas zgjedhjeve lokale e ka humbur garën përball Imri Ahmetit të LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori