LAJMI I FUNDIT:

Shumë arsye bëjnë Repartin e Kirurgjisë së Përgjithshme të Spitalit Amerikan më të avancuarin në vend

Shumë arsye bëjnë Repartin e Kirurgjisë së Përgjithshme të Spitalit Amerikan më të avancuarin në vend

Kirurgjia e përgjithshme është një ndër departamentet më të rëndësishme të Spitalit Amerikan Prishtinë. Ekipi i këtij departamenti përbëhet nga: Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan- shefi i departamentit , Dr. Sabri Tmava Mr.sci dhe Dr. Ilir Fazliu Mr.sci.

Të gjithë operacionet realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne. Të gjitha operacionet laparaskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparaturë laparaskopike HD (high definition), dhe pamjet filmike gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike , ashtu edhe në ato laparaskopike përdoren “high energy surgical devices”, të cilat e shkurtojnë shumë kohën e operacionit. Stapleret që përdoren në operacione të caktuara, merren nga firma të njohura botërisht të shëndetësisë (Auto-suture dhe Eticon). Gjithashtu, edhe suturat dhe materialet prostetike përdoren vetëm nga firmat e njohura dhe miratuara botërisht për këto produkte.


Në Departamentin e Kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Amerikan Prishtinë, përveç transplantimit, realizohen të gjitha operacionet e mëdha dhe specifike që realizohen në shtetët e zhvilluara dhe në qendrat e mëdha kudo në botë.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Amerikan Prishtinë është qendra private më e rëndësishme në Kosovë për Kirurgjinë Onkologjike dhe Kirurgjinë Laparaskopike.

Hernia Hiatale – Sëmunda e refleksit Gastroezofagial
Kirurgjia shumë rrallë është e nevojshme për hernine hiatale. Por për sëmundjen e refluksit gastroezofagial në disa raste kirurgjia është e nevojshme.
Në ditët e sotme në operacionet që bëhen për sëmundjen e refluksit gastroezofagial Laparaskopia është standarti i artë.

Për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri, kirurgjia anti-refluks është realizuar në Spitalin Amerikan.
“Në spitalin tone të gjitha kirurgjitë për sëmundjen e refluksit gastroezofagial janë realizuar në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra unike ku mund të kryhet kirurgjia laparaskopike anti-reflekus”, thotë Dr. Ugur Gozalan kirurgë në Spitalin Amerikan Prishtinë.

Kirurgjia gjithashtu zë një vend të rëndësishme në trajtimin e kancerit të lukthit. Në Spitalin Amerikan Prishtinë, për menaxhimin e kancerit të lukthit zbatohen protokollet e Amerikës dhe Evropës. Për çdo pacient para operacionit bëhet staging radiologjik dhe vetëm pacientët me potencial kurimi operohen. Për pacientët me sëmundje lokalisht të avancuar, sipas vendimit të konziliumit onkologjik, fillimisht jipet kemoterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgji. Spitali Amerikan ka eksperiencë të rëndësishme në trajtimin e kancerit të lukthit.

“Për trajtim kirurgjikal të kancerit të lukthit nëvojitet një qasje sipas kirurgjisë onkologjike. Tek të gjithë [acientët me potencial kurimi realizohet D2 Diseksion I nyjeve linfatike”, sqaron me tej Dr. Gozalan.

1003997_489847691084255_140980691_n (2)

Kanceri i Kolonit dhe Rektumit
Në kancerin e kolonit dhe rektumit suksesi i kirurgjisë është një ndër elementet që përcakton jetëgjatësinë dhe mundësinë e pacientit për të shpëtuar nga sëmundja. Të gjitha rastet me kancer të rektumit diskutohen në konziliumin onkologjik dhe pacientet më kancer lokalisht të avancuar trajtohën fillimishtë me kemoterapi neoadjuvante dhe me pas operohen. Ekipi i Repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme të Spitalit Amerikan ka një eksperiencë shumë të mirë në kirurgjinë e kolonit dhe rektumit.

Spitali Amerikan në Kosovë është e vetmja qendër ku kryhet kirurgjia Laparaskopike e kancerit të Kolonit dhe Rektumit. Të gjitha rastet e kancerit të kolonit dhe rektumit operohen sipas standarteve botërore.

“Spitali Amerikan në Kosovë është e vetmja qendër spitalore private ku kryhet ekscizioni mesorekutal total/parcial për kancerin e rektumit dhe ekscizioni mesokolik total për kancerin e kolonit” , thotë Dr. Ugur Gozalan- shef i Repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Amerikan Prishtinë.

Kirurgjia e Bariatrike (Kirurgjia e obezitetit)
Në ditët e sotme në kirurgjinë bariatrike standarti i artë është kirurgjia laparaskopike. Spitali Amerikan është e vetmja qendër spitalore ku mund të bëhet Kirurgjia Bariatrike Laparaskopike. Nuk aplikohet gastric band. Aplikohet operacioni Sleeve Gastrektomi për zvogëlimin e lukthit. Suksesi në Kirurgjinë Bariatrike Laparaskopike në Spitalin Amerikan është 100 %.

Sëmundjet e gjirit
Në Spitalin Amerikan sëmundjet e gjirit trajtohen në departamentin e kirurgjisë së përgjithshme. Trajtimi kirurgjikal i kancerit të gjirit bëhet sipas principeve onkologjike.
Vendimi për mastektomi radikale apo mastektomi parciale bëhet sipas vendimit të konziliumit onkologjik.

Kirurgjia e Tiroides
– Kanceri i tiroides
– Sëmundjet benigne të tiroides që kanë nëvojë të trajtohen me kirurgji (sipas rekomandimit të endokrinologut)
– Kirurgjia e cistës tiroglosale
Në Spitalin Amerikan Prishtinë, ashtu sikurse në të gjitha shtetet e zhvilluara, kirurgjia e tiroides dhe e sëmundjeve benigne të tiroides që kanë nëvojë për trajtim kirurgjik realizohen në departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme.
Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan deri me sot ka realizuar një seri prej 2000 rastesh të tiroidektomise dhe ka një eksperiencë të rëndësishme në këtë fushë.
“Në klinikën tonë, përveç rasteve specifike siç janë p.sh. Nodular Guater, tek të gjithë pacientët realizohet Tiroidektomi Totale. Nuk preferohet Tiroidektomi Subtotale. Komplikiacionet më të frikshme të tiroidektomisë janë dëmtimi i nervit (prerja e kordave vokale) dhe krijimi i vartësisë përgjatë gjithë jetës ndaj kalciumit (hipo-paratiroidizmi), ndërsa në klinikën tonë përqindja e këtyre komplikacioneve është 0%” , shton me tej Dr. Ugur Gozalan.

Në operacionet e tiroidektomisë është e rëndësishme edhe ana estetike, prandaj ashtu sikur se në të gjitha qendrat e mëdha ku kryhet kirurgjia endokrinologjike. Në Spitalin Amerikanë në Prishtinë, operacioni i Tiroidektomisë realizohet me mini-incizion (prerje e vogël).

Kirurgjia e paratiroides
– Hiperparatiroidizmi primar (Adenoma e paratiroides)
– Hiperparatiroidizmi
3 ½ paratiroidektomi
Paratiroidektomi totale+ auto transplantim
– Kanceri i paratiroides
Spitali Amerikan është e vetmja qendër private shëndetësore në Kosovë ku mund të realizohet Kirurgjia e Paratiroides.

Disesksionet e qafës
Në Spitalin Amerikan në Prishtinë diseksionet e qafës bëhen vetëm për kancerin metastatik të tiroides. Në këto raste realizohet diseksioni radikal i modifikuar ose diseksioni funksional i qafës.

Gjendrra mbiveshkore
Tumoret e gjendrrës mbiveshkore në Spitalin Amerikan operohën sipas mendimit konziliar të departamenteve kirurgji e përgjithshme, urologji, endokrinologji dhe onkologji. Spitali Amerikan është qendra e vetme në Kosovë ku realizohet Kirurgjia Laparaskopike e Gjendrres Mbiveshkore.

Kanceri i Ezofagut
Sëmundjet e ezofagut (tubit të ushqimit) ndahen në dy grupe: kanceri i ezofagut dhe sëmundjet benigne të ezofagut. Spitali Amerikan është e vetmja qendër private në Kosovë ku realizohet Kirurgjia e Kancerit të Ezofagut. Trajtimi kirurgjik i kancerit të ezofagut në klinikën tonë realizohet trans-hyatal (metoda Orringer) ose me torakotomi (Ivor-Leëis).

Achalasi
Achalasia është një sëmundje të cilës nuk i dihet saktësisht shkaku. Në këtë sëmundje gjatë gëlltitjes sfinkteri i poshtëm i ezofagut nuk arrin të relaksohet plotësisht. Pacientët kanë vështirësi në gëlltitje të ushqimeve dhe pijeve. Trajtimi është mjaft i suksesshëm. Zgjedhja e parë terapeutike për achalasian është dilatimi endoskopik me ballon. Vetëm në rastet kur nuk mund të realizohet dilatimi endoskopik ose kur kjo procedure nuk ka sukses, atëherë rekomandohet kirurgji. Suksesi i trajtimit kirurgjikal është 95-100%.
Spitali Amerikan Prishtinë është qendra unike në Kosovë dhe Ballkan ku mund të realizohet Kirurgjia Laparaskopike e Achalasias.

Triktura / Stenoza Benigne e Ezofagut
Trajtimi i strikturave ezofagiale (ngushtimi i tubit të ushqimit- bllokimi i plotë) për shkak të pirjes gabimisht apo me qëllim të lëngjeve korozive është mjaft i vështirë. Zakonisht këta pacientë detyrohen që gjatë gjithë jetës të ushqehen nëpërmjet tubit që iu vendoset në lukth.
Ekziston një seri operacionesh të vështira që mund t’iu mundësojë këtyre pacientëve të ushqehen përsëri nga goja. Në këto ndërhyrje mundësohet krijimi i një tubi të ri të ushqimit nëpermjet zorrës së pacientit dhe kështu mundësohet ushqyerja e tij normale nëpërmjet gojës. Spitali Amerikan është qendra unike ku mund të realizohet ky opercion.

Sistemi Biliar
Në spitalin Amerikan të gjitha kolecistektomite bëhen në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra e vetme në Kosovë ku mund të bëhet rezeksioni i melçisë dhe Ëhipple procedure/ Spitali Amerikan, gjithashtu është qendra e vetme private ku performohet ERCP.

Operacionet që kryhen në reapartin e Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Amerikan Prishtinë

1. KIRURGJIA ENDOKRINOLOGJIKE
– Tiroidea
– Paratiroidea
– Gjendrra mbiveshkore

2. KIRURGJIA BARIATRIKE (KIRURGJIA E OBEZITETIT)
– Sleeve gastrektomi laparaskopike
– Roux-N-Y gastric bypass

3. KIRURGJIA E EZOFAGUT, LUKTHIT DHE DUODENUMIT
A. EZOFAGUS
– Kanceri i ezofagut
– Strikturat ezofagiale benigne
– Achalasia
– Divertikulat ezofagiale te komplikuara
B. LUKTHI
– Kanceri i lukthit
– Sëmundjet benigne të lukthit
C. DUODENUMI
– Kanceri i duodenumit (Ekscizion parcial, Procedura Ëhipple)
– Sëmundjet benigne të duodenumit

4. HERNIA HIATALE DHE REFLUKSI GASTROEZOFAGIAL

5. KIRURGJIA E ZORRËS SË HOLLË
– Tumoret e zorrës së hollë
– Iskemia mezenterike
– Fistulat
– Sëmundja Crohn (rastet e komplikuara)

6. KIRURGJIA E KOLONIT DHE REKTUMIT
– Kanceri i kolonit
– Kanceri i rektumit
– Divertikulosis e komplikuar
– Koliti ulcerativ (i komplikuar)
– Polipet e kolonit dhe rektumit

7. KIRURGJIA HEPATO-BILIARE DHE E PANKREASIT
A. MELÇIA
– Tumoret metastatike dhe primare të melçisë
– Echinococcus alveolaris
– Abscesi i melçise
B. SISTEMI BILIAR
– Gurët në idhëz
– Polipet e idhëzes
– Obstrukcionet e kanaleve biliare për shkaqe malinje dhe jo-malinje
C. PANKREASI
– Kanceri i pankreasit
– Pankreatiti
– Pseudo-cistat e pankreasit
– Cistat tumorale te pankreasit

8. HERNITE
– Hernite inguinale
– Hernite ventrale
– Hernite incizionale (Laparocelle)

9. KIRURGJIA E GJIRIT
– Kanceri i gjirit
– Mastiti dhe sëmundjet benigne të gjirit

10. URGJENCAT KIRURGJIKE

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori