LAJMI I FUNDIT:

Me shumë kritika, miratohet raporti i Agjencisë për Komplekset memoriale

Me shumë kritika, miratohet raporti i Agjencisë për Komplekset memoriale

Me 48 për 3 kundër dhe 14 abstenime, Kuvendi i Kosovës, miratoi raportin e punës së Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2015.

Disa deputetë të Kuvendit dhanë kritika të mëdha sa i përket punës së këtij agjencioni.


Sipas tyre varrezat e dëshmorëve vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerë dhe se kjo është e pa tolerueshme.

Safete Hadergjonaj, deputete e PDK-së tha se me kushtet që ka ky agjencion, me një numër prej 11 të punësuarve dhe me një buxhet të vogël që ka, është e pamundur ta kryej misionin e saj.

Ndërsa tha se edhe 17 vjet pas luftës, varrezat e heronjve, që na kanë sjellë lirinë kanë mbetur të pa ndërtuara.

“Edhe 17 vite pas luftës, varrezat e heronjve që na sjellin lirinë janë të pa ndërtuara. Varret e të rënëve Xhealdin Gashi-Plaku dhe Jashar Salihut në varrezat në Prishtinë, është e pakuptueshme si janë ndarë dy varre nga varrezat e dëshmorëve dhe janë mbetur të pa ndërtuara. Nëse agjencioni mbetet kështu siç është, ky institucion kot është themeluar. Me një buxhet të tillë është e pamundur që të arrihet qëllimi i këtij agjencioni. Nëse duam që të ekzistojë një institucion i tillë, atëherë ta forcojmë këtë agjencion për t’i kryer obligimet ligjore, për të cilën është themeluar”, tha Hadërgjonaj.

Edhe Adem Salihaj nga LDK-ja tha se Qeveria duhet të ndajë më shumë mjete, për fuqizimin e këtij agjencioni.

“Në këtë agjencion janë 11 të punësuar, shtatë janë në pozita udhëheqëse. Problemet kryesore kanë qenë se më herët nuk kanë pasur as zyre, ndërsa tani e kanë njëfarë objekti. Por megjithatë nuk janë afër ta realizojnë misionin ligjor që kanë. Në të ardhmen Qeveria të ndaj shumë më shumë buxhet, që së paku komplekset e mëdha, që i kanë dhënë vulë luftës së fundit të përfundojnë. Pa një kujtesë historike, ne nuk mund të ecim përpara”, tha Salihaj.

Edhe deputeti Bekim Haxhiu, tha se askush nuk është i kënaqur me menaxhimin e komplekseve memoriale. Ndërsa tha se nuk mund të tolerohet më puna e këtij agjencioni, ashtu siç është bërë deri tani.

“Askush nuk është i kënaqur me menaxhimin e komplekseve memoriale. Nëse ky agjencion për tri vite s’ka arritur të konsolidohet, cilat janë pritjet e familjarëve që i kanë më të dashurit e tyre në këto komplekse. Aty nuk është vërejtur dora e njeriut fare. Kjo është në dorën tonë, se a duam ta lëmë këtë agjencion të funksionoj kështu, sa për të marrë paga, apo ta ushtroj funksionin që ia kemi dhënë me ligj. Kjo nuk është më e tolerueshme”, tha Haxhiu.

Ndërsa Ganimete Musliu tha se duhet përfundimisht të sqarohet pozita e këtij agjencioni, pasi që po vazhdojnë të ndihen të turpëruar para varrezave të dëshmorëve.

“Ndihemi të turpëruar para varrezave të dëshmorëve në Polac. Këto varreza duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë. Është e mundimshme të shihet trajtimi jo i dinjitetshëm i varrezave të dëshmorëve”, tha Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori