LAJMI I FUNDIT:

Shumë kundërshtime për kodin +383

Shumë kundërshtime për kodin +383

Kryeministri i Kosovës në një interpelancë të mbajtur, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth marrëveshjes për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Por nuk kanë munguar as kritikat e deputetëve, të cilët po e kundërshtojnë këtë marrëveshje, me anë të së cilës pohojnë se po i cenohet sovraniteti i vendit.


Visar Ymeri nga VV tha se sipas kësaj marrëveshje, kodi telefonik i ndahet Serbisë dhe se Serbia do të jetë pronare e këtij kodi.

Ymeri e quan absurde që pas kaq përpjekjesh për shkëputje nga Serbia, të ketë dyshime, që Serbia të jetë pronare e kodit telefonik dhe se operatori serb, pas 55 vitesh të kthehet në Kosovë.

Kjo marrëveshje sipas tij ka qenë në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe interesat e vendit.

Marrëveshje kjo e cila sipas tij rrezikon sovranitetin e Kosovës në fushën e telekomunikimeve, duke e hapur derën që ky territor të konsiderohet si vazhdimësi e sovranitetit të Serbisë.

Ymeri kërkon që të kjo të ndërpritet dhe tregu i telekomunikacionit të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të interesave të Serbisë.

Edhe deputeti Albin Kurti tha se në negociatat me Serbinë, vetëm sa e kanë maskuar zgjerimin e operatorit të Serbisë në Kosovë.

Ndërsa theksoi se kodi i ri telefonik mund të jetë kod i ri, por nuk mund të jetë kod i Kosovës.

Ndërkaq deputeti i AAK-së Pal Lekaj thotë se me këto marrëveshje, shtetësia e Kosovës dita ditës po zbehet.

E Rexhep Selimi tha se operimi i telekomit të Serbisë, rrezikon dhe nxjerrjen e të dhënave jashtë vendit.

Në emër të Nismës për Kosovën deputeti Enver Hoti kërkoi që të anulohet marrëveshja për kodin telefonik për Kosovën, pasi që pasojat do të jenë të mëdha.

Kodin telefonik shtetëror nuk e kanë kundërshtuar vetëm deputetë të opozitës.

Shukri Buja nga PDK-ja tha se ky kod telefonik rrezikon dhe sigurinë e brendshme.

E kryeministri Mustafa, pas gjithë këtyre kundërshtimeve për këtë kod, tha se ky kod telefonik do të jetë i Kosovës dhe se Kosova do të jetë pronare e këtij kodi.

Ai tha se kodi për Kosovën nuk ndahet nga Serbia por atë e ndan ITU-ja.

Pas diskutimeve të gjata, Visar Ymeri kërkoi nga deputetët ta votojë rezolutën, përmes së cilës kërkohet të fillojnë negociatat me Republikën e Shqipërisë për kodin telefonik për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori