LAJMI I FUNDIT:

Shumë malazezë vazhdojnë ta ndjejnë veten serbë

Shumë malazezë vazhdojnë ta ndjejnë veten serbë

Njohësi kosovar i rrethanave në Malin e Zi, Shkëlzen Rizaj, ka thënë se mbi 30 për qind e popullatës malazeze, ndjehet shumë e afërt me shtetin serb.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë një interviste në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku është shprehur se Rusia është një vend që ka investuar shumë në Mal të Zi.


“Më shumë se 30-33 për qind e malazezëve e ndjejnë vetën si serbë, pasi fëmijët e tyre e kanë ndjekur shkollën me serbë. Por, ata po harrojnë që perspektiva e Malit të Zi nuk është të kthehet prapa, por është Evropa”, ka thënë Rizaj. “Rusët viteve të fundit kanë investuar shumë në Malin e Zi, e i kanë dhënë vetës një komoditet në këtë vend”.

Në fakt, Rizaj thotë është mik shumë i mirë me politikanin Milo Gjukanoviq.

“Gjukanoviqi është mik i shqiptarëve, po të ishte ai vet shqiptar nuk do kishte guxuar të bëjë aq shumë për shqiptarët. Produkti kryesor i Malit të Zi, është turizmi dhe ne kosovarët prej sanksioneve të OKB-së në vitet e ‘90-ta e sidomos pas eksodit të shqiptarëve, i kemi mbetur besnik shtetit të Malit të Zi, Ulqinit tonë, sepse e kemi obligim moral që duhet ta përmbushim”, ka thënë Rizaj.

Ai gjithashtu është shprehur se Gjukanoviq ka lejuar shumë gjëra për shqiptarët e Malit të Zi. Ndonëse Kushtetuta e këtij vendi e ndalon që të përdoret një flamur tjetër përpos atij shtetëror, Gjukanoviq ia lejonte shqiptarëve që të valonin flamurin kuqezi.

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori