LAJMI I FUNDIT:

I shumëkërkuari Tonny Vilhena

I shumëkërkuari Tonny Vilhena

Mesfushori i talentuar holandez, Tonny Vilhena si duket është gati për një skuadër të madhe.

Anëtari i skuadrës së madhe holandeze Feynoord, ka pasur një vit pozitiv ku udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores në Kupën e shtetit.

Forma e mirë ka bërë që edhe çmimi i tij të ngritët dhe të bie në syrin e shumë ekipeve të njohura evropiane.


Katër skuadra angleze, Liverpool, Manchester United, Leicester City dhe Southampton janë vënë pas lojtarit, i cili kërkohet edhe në Spanjë nga Valencia e në Portugali nga Porto.

Gjithsesi në garë për të mbetën edhe skuadrat italiane, Milan, Fiorentina dhe Roma, si dhe ato gjermane Borussia Dortmund e Wolfsburg. /Telegrafi/