LAJMI I FUNDIT:

Shyqyri Haxha dhe Ejup Qerimi e lënë në lloç PTK-në

Shyqyri Haxha dhe Ejup Qerimi e lënë në lloç PTK-në

Në arbitrazhin më të madh që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë, ku PTK `rrezikohet të dënohet miliona euro’, ish drejtori i PTK, Shyqyri Haxha, i cili edhe ka nënshkruar kontratën me Dardafone, Z-Mobile, nuk ka pranuar të dëshmojë. Gjithashtu, edhe ish drejtori tjetër, Ejup Qerimi, ka refuzuar të dëshmojë në favor të PTK-së, megjithse është ftuar disa herë.

Shyqyri Haxha, drejtor në PTK nga 2009 deri në 2011 dhe Ejup Qerimi, drejtor nga 2012 deri në fund të 2014, edhe pse kanë marrë rroga nga 4 mijë euro mujore neto, bonus, kanë pasur 24 orë automjete të kompanisë në dispozicion të tyrin etj etj, tani nuk pranojnë të bëjnë edhe një shërbim të vogël për kompaninë që dha shumë për ata. Të dy ish-drejtorët, nuk po pranojnë të bëjnë edhe një gjë të vogël, të dëshmojnë në arbitrazhin ndërkombëtarë në Vjenë, për të mbrojtur kompaninë që ju dha qindra mijëra euro.

Deklarata shokuese është dhënë mbrëmë në emision Interaktiv në Koha Vizion, nga drejtori aktual, Agron Mustafa, pas insistimit të gazetarit.
Dardafon apo Z Mobile po kërkon dhjetëra miliona miliona euro dëmshpërblim për mosrespektim të kontratës, sipas pretendimeve të Z-mobile. Kjo kompani pretendon se Telekomi i Kosovës, nuk po respekton kontratën, ashtu siç ajo po pretendon.

“Së pari, problematika në fjalë është e trashëguar dhe daton që nga viti 2010. Është e pakuptueshme për mua, se së paku zotëri Haxha dhe Qerimi, kanë obligim moral që ti përgjigjen ftesës sonë për të dëshmuar në arbitrazh, pasi arbitrazhi nuk ka mundësi ligjore t’i obligojë të vinë atje. Veçmas, e papranueshme për Shyqyri Haxhën, i cili edhe e ka nënshkruar kontratën me 16 janar 2009. Ftesa i’u kemi dërguar edhe personalisht “, deklaroi Drejtori aktual i Telekomit të Kosovës, – Vala, Agron Mustafa, në emisionin Interaktiv. /Telegrafi/