LAJMI I FUNDIT:

Si bëhen cigaret e njohura kubane? (Foto)

Si bëhen cigaret e njohura kubane? (Foto)

Tani, shtetasit e SHBA-së kanë një arsye të fortë se përse duhet ta vizitojnë Kubën: administrata e Obamës i ka hequr një sërë ndalesash në numrin e cigareve që turistët mund t’i sjellin në tokën e SHBA-së.

Sipas ligjeve të reja, amerikanët tani mund t’i marrin më shumë se 100 cigare pa paguar taksa të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Prodhimi i tabakos në Kubë mund të krahasohet me kulturën e verës në Napa Valley – merret seriozisht dhe është tejet tërheqëse për turistët.

Fermerët kubanë i kanë rritur të ardhurat e tyre duke organizuar ngjarje të ndryshme për vizitorë ndërkombëtarë, si dhe duke ua mundësuar atyre të shikojnë se si prodhohen këto cigare të njohura për të gjithë botën.

Më poshtë i keni disa fotografi të fermerit Raul Valdes Villasusa i cili tregon se si shkon procesi i krijimit të cigareve të mira kubane.

Ferma e udhëhequr nga familja, gjendet në Pinar del Rio dhe është ndër prodhuesit më të mirë të tabakos në Kubë. /Telegrafi/

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13