LAJMI I FUNDIT:

Si do të duket iPhone 6? (FOTO)

Si do të duket iPhone 6? (FOTO)

Një numër i madh i dizajnerëve tashmë kanë krijuar koncepte të pajisjeve të ardhshme, duke u munduar të shfaqin drejtimin në të cilin kompanitë prodhuese duhet të shkojnë gjatë përgatitjes së produkteve të reja, dhe prezantimit të avancimeve të reja teknologjike.

Në mesin e koncepteve më të publikuara është ai i telefonit më të famshëm në planetë, përkatësisht iPhone të Apple. Kësaj radhe është Martin Hayek, dizajneri i cili ka prezantuar konceptin e iPhone 6, me të cilin ai ka tërhequr shumë vëmendje nga fansat e produkteve të Apple, dhe telefonave mobil në përgjithësi.

Në konceptin e tij për iPhone 6, Hayek ka krijuar dy versione – iPhone me ekran prej 4 inç, siç është në iPhone 5, dhe një version tjetër të iPhone me ekran prej 4.8 inç. / Telegrafi /