LAJMI I FUNDIT:

Si duhet të përdornim politikisht Lojërat Olimpike?

Si duhet të përdornim politikisht Lojërat Olimpike?

Majlinda Kelmendi i ka dhënë Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Rio, dhe ka ngjallur ndërkohë një debat idiot mbi identitetin kombëtar të saj dhe flamurin e Kosovës.

Si gjithmonë, keqkuptimi nis nga fakti se në Kosovë i marrin seriozisht budallenjtë e Shqipërisë dhe në Shqipëri marrin seriozisht inferiorietin e ndonjë shqiptari të Kosovës ndaj Tiranës.

Por, kjo që po ndodh me Majlinda Kelmendin është më shumë se teprim.

Rasti kur një sportiste e talentuar, që i ka venë vetes objektiv të jetë kampione bote dhe po bëhet, është një histori personale suksesi, nga ato që tronditin botën dhe nuk ka lidhje me shtetin apo kombin që i përket. Majlinda katër vite më parë ka garuar me flamurin e Shqipërisë pasi nuk e pranonin Kosovën dhe tani po garon me flamurin e Kosovës.

Por, Majlinda nuk është rasti që është bërë sportiste nga Kosova apo Shqipëria. Nuk e ka bërë Kosova të njohur Majlindën. Është Majlinda që po bën të njohur Kosovën!

Majlinda po e njeh Kosovën në botë, më shumë se sa kanë bërë vetë qeveritë e Kosovës prej vitit 1999 e deri më sot. Ajo ka zgjedhur të bëhet kampione, dhe jo të bëjë politikë me flamuj. Shoqëritë e zhvilluara pranohen si shtete atëherë kur kanë një sistem të pranueshëm vlerash, dhe Kosova po dëshmon se përmes brezit të ri të saj, po imponohet me vlera botërore.

Sot Kosova është e njohur nga Rita Ora, nga kandidatët për Oscar në filmin “Shok”, nga futbollistët e talentuar, nga Majlinda Kelmendi dhe brezi i saj. Një shoqëri e tillë meriton të ketë shtetin e vet, dhe janë ata që e bëjnë shtetin, dhe jo shteti ata.

Ajo që të bën për të vjellë në këtë histori, është se shumë shqiptarë të Shqipërisë janë duke luajtur në ekipet olimpike të shteteve të tjera ku kanë ikur emigrantë, nga Bullgaria e deri në SHBA, dhe askush nuk ua merr për të madhe. Dhe Pirro Dhimën që e patën sharë 20 e ca vite më parë kur fitoi medaljen e artë në emër të Greqisë, e kishin më shumë nga inati me grekët, sesa nga inati me Pirron i cili u lind dhe rrit si kampion shqiptar.

Dhe, kjo shoqëri e cila është liberale për sportistët e vet të shpërndarë “si zogjtë e korbit” nëpër botë, nuk ka asnjë të drejtë të jetë xheloze apo paternaliste ndaj një vlere si Majlinda Kelmendi, e cila nuk ia di për nder as shtetit shqiptar, as atij të Kosovës, për talentin dhe punën e saj. Ajo është një kampione dhe kampionët zgjedhin, nuk përzgjidhen. Ajo ka zgjedhur Kosovën, se i përket Kosovës dhe ne duhet t’i jemi mirënjohëse 1000 herë që e bën këtë.

Por, nëse vijmë tek debati që Lojërat Olimpike duhen përdorur politikisht, atëherë unë jam për anën tjetër të medaljes. Nëse do të kishim sportistë të talentuar nga Shqipëria, do të ishte mirë t’i transferonim tek ekipi i Kosovës, që ta përdornim politikisht në favor të Kosovës.

Për fatin tonë të keq nuk kemi, pasi nuk dimë të kemi dhe këtu mbaron debati. Kur nuk kemi fuqi t’u japim diçka, duhet të heshtim së paku, kur ata ia dalin vetë. Dhe, ia dalin t’i tregojnë botës se ia ka vlejtur t’i njohë si shtet. Qoftë dhe prej Majlindës, Ritës, Shaqirit, Xhakës, filmave dhe muzikës së brezit të ri. Janë ata që po bëjnë Kosovën dhe ne që po qurravitemi.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori