LAJMI I FUNDIT:

Si jetojnë disa nga princeshat moderne?

Si jetojnë disa nga princeshat moderne?

Ato nuk janë personazhe të përrallave – por thjesht vajza moderne që jetojnë, dashurojnë dhe qeshin. Dallimi i vetëm i tyre me të tjerët është trashëgimia dhe numri i ftesave që e marrin për të shkuar në ngjarje të ndryshme.

Princesha Aleksandra, Luksemburg


Kjo bukuroshe 24 vjeçare është vajza e vetme e Dukës së Madh Henri dhe Dukeshës Maria Teresa. Aleksandra i dashuron sportet, i flet pesë gjuhë rrjedhshëm dhe ka marrë pjesë në turnirin Wimbledon, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, ajo ka emrin më të gjatë të të gjitha princeshave Evropiane: Alexandra Josephine Teresa Charlotte Marie Wilhelmine. Sidoqoftë, pavarësisht emrit të saj të vërtetë mbretëror, ajo është e pesta në linjë për në fron.

1

Amelia Windsor, Britani e Madhe

Zonja Amelia është 20 vjeçare, por kjo nuk e ndalon atë të jetë bukuria e parë e Anglisë. Ajo është pasardhëse e Mbretit George V dhe vajza e re e George Windsor. Në të ardhmen, Amelia planifikon të bëhet gazetare dhe është thellësisht e interesuar në studimet e saja. Kjo, sidoqoftë, nuk e parandalon atë që shpeshherë të jetë pjesë e ngjarjeve shoqërore dhe gjërave tjera.

Pasioni i saj i vërtetë është moda dhe ka mbajtur praktikë tek Maison de Chanel.

2

Princesha Luisa Maria e Belgjikës

Vajza e Princeshës Astrid të Belgjikës dhe Lorenzit, është 21 vjeçare. Zonja e bukur tani po shkollohet në Britani të Madhe dhe është vetëm e nënta në radhën e trashëgimisë.

3

Princesha Iman, Jordani

Princesha Iman bint Abdullah është vajza më e madhe e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania të Jordanisë. Ajo është 20 vjeçare dhe është duke studiuar në Universitetin Georgetown, Washington, SHBA.

Edukimi i saj rigoroz nuk e lejon atë të shfaqet në publik shpeshherë, por ndonjëherë ajo e shoqëron nënën e saj mbretërore gjatë ngjarjeve të bamirësisë. /Telegrafi/

4