LAJMI I FUNDIT:

Si mund të bëjmë MIKRODERMABRAZION të fytyrës në shtëpi?

Si mund të bëjmë MIKRODERMABRAZION  të fytyrës në shtëpi?
-->

Vetëm kur e dëgjojmë gjithë këtë fjalë, na duket shumë e komplikuar, se lëre më, e gjithë procedura. Por, çfarë është në të vërtetë mikrodermabrazioni i lëkurës dhe çfarë dobish na sjell – ndiqni videon e përgatitur për ju nga Rona.

Kjo është një procedure e “gërryerjes” së shtresës së jashtme të lëkurës, e cila përbëhet nga qeliza te keratinizuara (qeliza të vdekura të mbushura me keratinë).

Sa më e trashë të jetë kjo shtresë, aq më e vështirë bëhet përthithja e produkteve kozmetike dhe më e lodhur e pa shkëlqim duket lëkura.

Scrub-et që mund të bëjmë në kushte shtëpie nuk arrijnë ta bëjnë këtë pastrim në thellësi, prandaj mikrodermabrazioni ndihmon më shumë.

Untitled-1

Me anë të kësaj procedure ndihmojmë stimulimin e rigjenerimit të lëkurës, zbehjen e hiperpigmentimit, shenjave nga aknet, hidratimin e lëkurës, zbutjen e rrudhave etj.

Mund ta bëjmë edhe në qendrat estetike apo tek dermatologu, por tashmë ekziston një aparaturë shumë më e thjeshtësuar për ta bërë atë edhe vetë ne kushte shtëpie.

rona3

Se për çfarë bëhet fjalë dhe për procedurën se si mund ta bëjmë vetë, ndiqni videon e sjellë për ju nga Rona.

Shikim të këndshëm!

/Telegrafi/