LAJMI I FUNDIT:

Si mund të shpëtoni nga depresioni?

Si mund të shpëtoni nga depresioni?

Për të shpëtuar nga depresioni në radhë të parë duhet të pranojmë gjendjen ekzistuese. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet.

20-40 % e 121 milionë personave në depresion tentojnë të vetëvriten. 10-15% humbasin jetën. Pranimi i gjendjes dhe i kurimit është gjëja e vetme që duhet bërë për t’ia dalë mbanë përballë kësaj sëmundjeje.

Njëri nga problemet më të mëdha të shekullit, është depresioni. Ndërsa grupi më i rrezikuar nga hyrja në depresion janë femrat. Mundësia e hyrjes në depresion në çfarëdolloj periudhe të jetës nga një femër është 10-20%.

Duke pohuar se nga bashkimi i depresionit me shumë faktorë të tjerë krijohet një tablo psikiatrike, specialistët theksojnë se depresioni është një nga faktorët kryesore të vetëvrasjeve.

Nga studimet e bëra së fundmi është vënë se për shkak të numrit të ulët të specialistëve, ngurrimit të njerëzve për të marrë ndihmë, vështirësitë ekonomike dhe sociale, vetëm një e katërta e të sëmurëve me depresion preferojnë të kurohen. Tek të sëmurët me depresion aplikohen ilaçet dhe psikoterapia.

Megjithëse psikoterapia nuk e tregon ndikimin e saj shpejt, është më efektive për një kohë të gjatë. Mundësia e përsëritjes së të njëjtit shqetësim tek personat që kurohen është më e ulët edhe këta persona e ndjejnë veten më mirë kur shërohen plotësisht.

Psikoterapia ndihmon personin në depresion dhe familjen e tij për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë. Duhet pasur parasysh fakti se depresioni është një sëmundje e kurueshme.

Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori