LAJMI I FUNDIT:

Si pastiçeri dhe avokati nga Kroacia do të paketojnë ujë në Maqedoni

Si pastiçeri dhe avokati nga Kroacia do të paketojnë ujë në Maqedoni

Si Maqedonia ua ndau koncesionin për burim të ujit për 30 vite në fshatin Gari të Dibrës, investuesve kroat dhe sa vërtetë janë ata investues kroat, ky është rrëfimi i cili sot u zbardh në median kroate „Tportal“ i cili e hulumton këtë investim. Investimi i tyre zbulon që investuesit kroat ekzistojnë vetëm në letër në Regjistrin qendror të Maqedonisë, ndërsa paratë e vërteta janë investim rus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2013, ministri i atëhershëm për ekonomi nga radhët e BDI, Valon Saraçini, publikoi se kompanisë kroate „Mali Loshinj“ do t’ia ndajë koncesionin për shfrytëzimin e ujit në burimin në afërsi të fshatit Gari të Dibrës, në vetë kufirin me Parkun kombëtar “Mavrova”. Investuesi nga Kroacia, do të ketë mundësi ta shfrytëzojë, ta paketojë dhe ta shesë ujin nën markën “Maja”.

Muajin e kaluar fabrika zyrtarisht u hap dhe u vu në punë, ndërsa autoritetet e Maqedonisë thanë se investimi i përgjithshëm është 14 milionë euro. Uji i prodhuar në këtë fabrikë është dedikuar kryesisht për eksport, i cili tashmë është përcaktuar, kryesisht në vendet fqinje, shtetet arabe, Kroaci dhe Rusi.

Portali “Tportal” zbulon se pronarët e fabrikës nuk janë kroatët emrat e të cilëve qëndrojnë në dokumentet zyrtare, por janë rusë.

Në regjistrin e Maqedonisë si pronar janë regjistruar Dashmir Abdija dhe Branimir Kojiq. I pari është pastiçer nga ishulli Loshinj i vogël në Kroaci, ndërsa i dyti është avokat lokal. “Tportal” shkruan se hulumtimi i tyre ka filluar prej kur ata janë befasuar se si një pastiçer dhe një avokat nga ky vend i vogël kanë grumbulluar para për një investim të madh të këtillë në Maqedoni.

“Investimi im dhe i Abdisë janë shumë të vogla dh vështirë dikush mund të na quaj investitorë. Në kapitalin themelor pas kapitalizimit përfundimtar do të marrim pjesë me më pak se një për qind”, thotë avokati Kojiq në një deklaratë për median kroate.

Ai më tej sqaron se ata akoma janë të regjistruar si pronarë të fabrikës në Maqedoni, por vetëm në letër, ndërsa paratë janë të kompanisë “UK Promsvuaz” – shoqëri për menaxhim me fonde në Rusi. Në pronësi të kësaj kompanie është edhe njëra nga bankat më të mëdha në Rusi – “Promsvuaz”, pas të cilës qëndrojnv Aleksej dhe Dimitri Ananijev, ndërmarrës rus që peshojnë me miliarda dollarë. Sipas portalit “Tportal” këtë e vërteton edhe avokati Kojiq.

Përndryshe në hapjen solemne të këtij investimi ishte i pranishëm i tërë kreu i BDI, ndërsa institucionet nuk përmendnin që paratë jаnë ruse e jo kroate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori