LAJMI I FUNDIT:

Si ta mbani barkun të fortë përderisa jeni shtatzënë? (Video)

Si ta mbani barkun të fortë përderisa jeni shtatzënë? (Video)

Pavarësisht bollëkut të nënave shtatzënë që po i shfaqin muskujt e barkut në Instagram, shtatzënia nuk është koha e duhur për ta definuar barkun, zonë e cila i inkorporon të gjithë muskujt që i ndërtojnë muskujt e barkut, por gjithashtu edhe pjesën e poshtme të shpinës dhe ijët.

Sidoqoftë, barku i fortë gjatë shtatzënisë është një gjë vitale, e arsyeja kryesore për këtë është se e lehtëson dhimbjen, duke e bërë lindjen më të lehtë, e gjithashtu edhe procesin e humbjes së peshës pas lindjes, transmeton Telegrafi.


Prandaj, është ide e mençur që të gjitha gratë të mirëmbajnë forcën e barkut përderisa presin të lindin të çmuarin/ën e tyre.

Përpos nëse kundërshton doktori, ju duhet të bëni ushtrime të rregullta fizike gjatë shtatzënisë – për aq gjatë sa ndjeheni mirë.

Për të qëndruar në “zonën e sigurt” dhe për ta mbajtur barkun e fortë, provoni këto ushtrime të lehta nga Physique 57, që performohen nga instruktorja Tsarra Bequette: /Telegrafi/