LAJMI I FUNDIT:

Si ta mbrojmë lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UV?

Si ta mbrojmë lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UV?

Rrezatimi UV është shumë i dëmshëm, andaj edhe mund të shkaktojë telashe, por edhe sëmundje serioze.

Faktorët e dëmshëm të rrezatimit UV nuk varen vetëm se sa kohë i ekspozohemi diellit, por edhe nga ndjeshmëria e lëkurës së individit.

Gjatë ditëve të nxehta, ekspozimi në rrezet e diellit zmadhohet dukshëm. Për këtë qëllim, mbrojtja e lëkurës nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit është tejet e nevojshme.

Përveç preparateve për mbrojtje të lëkurës, me rëndësi është që në këtë periudhë të përdoret sasi më e madhe e beta karotenit, i cili mund të shkaktojë krijimin e melaninës (pigment në lëkurë) dhe ta neutralizojë ndikimin e dëmshëm të radikaleve të lira, e me këtë të zvogëlohet efekti negativ i rrezeve të diellit që gjithnjë e më shumë bëhen më të rrezikshme.

Karotenoidet natyrale me shumë sukses mbrojnë lëkurën nga veprimi i rrezeve ultravjollce. Studimet kanë treguar zvogëlim të skuqjeve dhe djegieve në lëkurën e ekspozuar, ndërsa lëkura e personave të studiuar po ashtu është bërë më rezistuese ndaj rrezeve UV.

Studimet shtesë të cilat kanë përfshirë personat që kanë përdorur si shtesë edhe vitaminë E dhe vitaminë C, kanë treguar efekt edhe më të mirë në mbrojtjen e lëkurës. Veçanërisht është vërejtur një efekt pozitiv tek njerëzit me lëkurë të ndritshme, andaj edhe preferohet tek alergjitë në diell.

Beta karoteni është antioksidant më i njohur natyror që gjendet në shumë produkte bimore me ngjyrë të verdhë, të portokalltë, të kuqe dhe të gjelbër (karotë, spinaq, kajsi, mango, domate, spec). Me konsumimin e drejtë, i njëjti transformohet në mëlçinë e zezë të njeriut në vitaminë A, vitaminë esencial me shumë funksione në organizëm, ndër të tjerët për të parë të drejtë, veçanërisht natën, pastaj për rritje dhe zhvillim të drejtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori