Shpesh ndodh që kampet dhe piknikët që kanë filluar për argëtim të jenë shndërruar në një makth për shkak të thumbimeve nga insektet
Si pasojë e kësaj, dhimbja nuk ndalet dhe bëhet e padurueshme.
Mirëpo, Nate Petley, herbalist në Waterville, na tregon për disa ilaçe të cilat na ndihmojnë me këtë problem, transmeton Telegrafi.
Livanda si vaj esencial
Për lehtësim të menjëhershëm, livanda ka efektin më të mirë.
“Unë mbaj një shishe të vogël me livanda kur shkoj në shëtitje, kampe dhe gjatë punëve të kopshtarisë, sepse e përdori atë në raste pickimi, gërvishtjeje apo helmimi.
Mielli i tërshërës
Nëse vaji i livandës nuk e lehtëson të kruarën, provoni të pastroni lëkurën me miell të tërshërës.
Drithërat e ndihmojnë zbutjen e lëkurës së përflakur.
Mollë me uthull të bardhë
Sipas Petly, uthulla mund të shkaktoj acarim kur së pari e aplikoni atë, por uthulla është antibakteriale dhe antihistamine, kështu që ajo largon tundimin për t’u kruar dhe ndihmon vendin e pickuar të shërohet më shpejt.
Lëkurë bananeje
Fërkimi me lëkurë bananeje në raste pickimi nga mushkonjat do të jap lehtësim të menjëhershëm.
Petly mendon se kjo metode nxitë një ndjesi ftohje, por kjo nuk është diçka që ai do domosdoshmërish do ta rekomandonte për një pacient kur ka opsione të tjera që janë më të efektshme.
Qepa
Fërkimi me qepë në vendet e pickuara mund të djeg në fillim, e veçanërisht në qoftë se plaga është e hapur, por Petly thotë se ajo ka dobi afatgjate.
Ana negative, natyrisht, është se do të mbani erë qepe.
Balta
Balta, në shumicën e rasteve, nuk është metoda më praktike për të larguar të kruarën.
Megjithatë, nëse jeni duke shëtitur në pyje dhe nuk keni ilaçe adekuate, atëherë edhe mund ta merrni në konsideratë këtë tretman.
Veç kësaj, balta mund ta reduktoj mundësinë e pickimeve të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi