Të kombinosh ngjyrat duket si gjëja më e thjeshtë e botës, pasi mjafton të dish se cilat ngjyra shkojnë me njëra-tjetrën dhe cilat jo. Por në realitet ndodh ndryshe, sepse moda shpesh po i thyen rregullat, duke propozuar kombinime ngjyrash jashtë çdo skeme, gjë që krijon konfuzion.
Pavarësisht nga kjo, për të ditur si të kombinojmë ngjyrat, duhet para së gjithash të mësojmë rregullat bazë dhe së dyti, të marrim në konsideratë edhe “ngjyrat tona”, d.m.th. nuancat e lëkurës dhe të flokëve, të cilat ndikojnë në përzgjedhjen e veshjes.
Rregullat bazë të kombinimit të ngjyrave
Për të ditur si t’i kombinojmë ngjyrat, zakonisht i drejtohemi rrethit te Itten-it, i cili mund të jetë një udhëzues shumë i mirë edhe për ne. Rregulli i këtij rrethi është që të mos kombinojmë ngjyrat e afërta me njëra-tjetrën, ndërsa ato që ndodhen në pozicione të kundërta kombinohen shumë mirë.
Ky mund të jetë një fillim i mirë i kombinimit, por më mirë le të rifreskojmë pak kujtesën lidhur me kombinimet kryesore:
Si të kombinojmë të bardhën: Ndoshta është ngjyra më e kombinueshme nga të gjitha, sepse në fakt mund ta kombinojmë me ngjyrat pastel apo neutro, por edhe me ngjyrat e ngrohta si e kuqja. Në rastin e së bardhës, duhet mbajtur parasysh se veshjet me këtë ngjyrë synojnë të theksojnë format, prandaj në se nuk dëshirojmë këtë lloj efekti, më mirë të mos vishemi me të bardha ose ndoshta duhet të zgjedhim veshje jo shumë të ngushta, transmeton Telegrafi.
Si të kombinojmë të kuqen: Kjo është ndoshta ngjyra më e vështirë për t’u kombinuar, gjë që shihet edhe nga rrethi i Itten-it; ajo nuk shkon me blunë, të verdhën, jeshilen, portokallien, etj. Shkon shumë me të zezën e të bardhën dhe nuk duhet të rrijë kurrë pranë rozës, edhe pse ky kombinim përfaqëson një nga rregullat e thyera nga stilistët vitet e fundit.
Si të kombinojmë ngjyrën kafe: Edhe kjo ngjyrë nuk është e lehtë për t’u kombinuar. Ajo shkon mirë me nuanca të tjera të ngjyrës kafe (bezhën, ngjyrën e lëkurës), me të praruarën dhe jeshilen. Nuk duhet të kombinohet me të zezën.
Si të kombinojmë të zezën: E zeza shkon me pothuajse të gjitha ngjyrat, me përjashtim të ngjyrës kafe (përveç ngjyrës së lëkurës) dhe blusë (përveç blusë elektrike). Ngjyrat pastel shkojnë shumë me të zezën, por është më mirë të zgjedhim ngjyrat e ndezura, në rast se duam një kombinim të përkryer.
Si të kombinojmë të verdhën: ndryshe nga ç’mendohet, e verdha mund të kombinohet në mënyra të ndryshme. Ajo shkon me ngjyrën kafe dhe ngjyrat e errëta, me vjollcën dhe jeshilen e çelur.
Si të kombinojmë të kaltrën: E kaltra kombinohet në mënyrë të përkryer me të gjitha nuancat e tjera të së kaltrës. Evitoni kombinimin e saj me të zezën, të kuqen dhe të verdhën.
Këto janë kombinimet bazë të ngjyrave kryesore, për të cilat duhet të kemi parasysh që të mos kombinojmë ngjyrën me nuancat e saj, me përjashtim të ngjyrave blu dhe kafe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Unë vishem vetë!
Maska më e mirë kundër zbokthit
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre