Ekzistojnë shumë arsye për shfaqjen e njollave të errëta në lëkurë. P.sh. rruajtja, depilimi, pickimet, ekspozimi ndaj diellit, përdorimi i deodorantëve etj.
Si rregull, njollat zakonisht shfaqen në zonën e qafës, nën sqetulla dhe në pjesën e brendshme të kofshëve, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë preparate të caktuara kozmetike të cilat ndihmojnë në eliminimin e njollave të errëta nga lëkura.
Mirëpo, siç është e njohur, nuk janë gjithmonë të sigurta për shëndetin tonë, sepse në këtë përbërje posedojnë substanca kimike, por edhe çmimi i tyre ndonjëherë, nuk është edhe aq i përshtatshëm për të gjithë ne.
Ne ju rekomandojmë të provoni këtë mjet popullor i cili do t’ju ndihmojë që të pastroni lëkurën tuaj.
Ju nevojiten:
– 1 -2 lugë supe vaj ulliri (apo kokosi),
– 1 lugë supe kripë deti,
– 1 lugë supe sodë buke.
Përgatitja:
Përzieni përbërësit deri sa të krijojnë masë homogjene. Mund të bëni sasi të madhe dhe ta ruani në kavanoza qelqi.
Përbërja qitet në pjesën problematike të lëkurës dhe duhet të qëndrojë 30 minuta. Pastaj shpëlahet me ujë të ftohtë.
Rekomandohet që procedura të përsëritet 3 herë në javë, derisa njollat të zhduken tërësisht. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës