LAJMI I FUNDIT:

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?
-->

Përgjumësia gjatë kohës kur mësoni është problem i zakonshëm me të cilin shumica e njerëzve ballafaqohen, por a keni menduar ndonjëherë se përse ndodh kjo?

Arsyeja është e thjesht: njëjtë sikurse trupi, truri lodhet dhe kërkon pushim. Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë periudhës së testeve, pasi që e gjeni veten duke mësuar për orë të tëra pa pushuar, transmeton Telegrafi.

Gjumi është i dashur për të gjithë, por gjumi në orë të gabuara mund të jetë i dëmshëm për shëndetin dhe mund të shkaktoj probleme në funksionin e trurit.

Mund të keni provuar kafe, pije energjike dhe truqe tjera për të qëndruar vonë dhe për të mësuar, por asgjë mund të mos ketë funksionuar. Kjo për shkak se truri ka nevojë për relaksim dhe ushtrim.

Pini ujë

Truri kërkon oksigjen për të funksionuar, dhe uji e bën punën më të mirë. Dehidratimi bën të ndjeheni të përgjumur dhe të lodhur. Prandaj, pini të paktën tetë gota ujë përgjatë ditës dhe do të jeni të gatshëm për çdo gjë!

Hani lehtë

Në vend se të hani ushqime të rënda menjëherë, përpiquni të hani pak gjatë tërë ditës. Kjo do t’ju mbaj më energjik dhe më të freskët kur mësoni.

Gjithashtu shmangeni ushqimin e dobët që ka mungesë të vlerave ushqyese.

Bëni pushime

Mësoni për tri orë dhe pastaj bëni një pauzë, por gjatë asaj pauze bëni çdo gjë përveç mësimit. Dëgjoni muzikë, kërceni apo çfarëdo që dëshironi.

Mos u ulni në divan apo shtrat

Kur trupi ndjehet komod, është më lehtë t’ju merr gjumi. Prandaj, shmangni uljen në divan apo shtrirjen në shtrat gjatë kohës kur mësoni, për në vend të këtyre uluni në një karrige dhe lexojeni librin mbi tavolinë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Çfarë të vizitosh
Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Bëje vet
Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Lifestyle
Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Lifestyle
Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Stil
S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

Bëje vet
Kalo në kategori