LAJMI I FUNDIT:

Si të ngrini dolli në mënyrën e duhur?

Si të ngrini dolli në mënyrën e duhur?

Ngritja e dollisë në disa shtete është më shumë se sa thjesht një “Gëzuar!”. Duhet të respektoni disa protokolle përpara se pija të prekë buzët tuaja. Më pas, padyshim, do të jeni mysafiri i preferuar i kujtdo.

Gjermania
Kur të thoni “gëzuar”, duhet t’i shihni të tjerët në sy. Provoni të mos e bëni këtë gjë dhe do të vuani pasojat: shtatë vite ters në marrëdhëniet seksuale. Sigurohuni që të takoni gotat me të gjithë të pranishmit.


Franca
I njëjti rregull vlen edhe këtu: mbani kontaktin me sy. Kur mbushni gotën, sigurohuni që të mos kaloni gjysmën e saj. Mbani mend, pini me gllënjka të vogla dhe ngadalë.

Republika Çeke
Çekët nuk i kryqëzojnë kurrë krahët kur ngrenë dolli. Nëse nuk i përmbaheni rregullit, atëherë dashuria juaj do të jetë në rrezik.

87a45ae5-0a7b-48fc-90de-bc34d061302f

Armenia
Çdo tavolinë ka një “tamada”, i cili është përgjegjës për ngritjen e dollive dhe të argëtojë të pranishmit. Nëse jeni duke pirë birrë, mbushni gotën e të gjithë të tjerëve me të njëjtën shishe.

Rusia
Është zakon të ngrini dolli në çdo raund të pijeve, këshillon Bordo. Një herë të ngrini gotën, nuk mund ta ulni mbi tavolinë pa e zbrazur atë. Vetëm pini.

Kina
Ndryshe nga Franca, në Kinë gota mbushet deri në buzë. Kur të bëni “gëzuar”, kujdesuni të mos e ngrini gotën më shumë seç e kanë ngritur më të moshuarit. Konsiderohet mungesë respekti.

Meksika
Ndjesë zonja dhe zonjusha, por këtu ngrenë dolli vetëm meshkujt. Në përgjithësi dollia ngrihet nga më i moshuari mes familjarëve ose të ftuarve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Thonë se kanë zemër të akullt: Tri shenjat më të ftohta të horoskopit

Thonë se kanë zemër të akullt: Tri shenjat më të ftohta të horoskopit

Astrologji
Kalo në kategori