LAJMI I FUNDIT:

Si të pastrojmë gotat e verës

Si të pastrojmë gotat e verës

Ja disa këshilla, që të jeni i sigurt se po merrni maksimumin e shijes nga verërat tuaja, ndërkohë që gotat e verës shkëlqejnë nga pastërtia

Mënyra më e sigurt për të pastruar gotat tuaja të verës, është t’i lani ato me dorë (mos përdorni pjatalarësen). Ndiqni këto hapa për të mënjanuar ciflosjen dhe njollat që mbeten.


Sigurohuni që lavamani juaj është i pastër. Gjithmonë këshillohet të pastrohen fillimisht gotat, e më pas kaloni te yndyrat e rënda të gatimit nëpër pjata dhe në fund tenxhere/tepsi/tiganë etj.

Vendosni një peshqir në fund të lavamanit, përpara se sa të hapni ujin e nxehtë. Lajini me kujdes një nga një gotat e qelqit, për të shmangur plasaritjet apo dëmtimet.

Në mënyrë që gota juaj e verës të mos marrë shijen e detergjentit, aplikoni vetëm një sasi të vogël detergjent dhe përdoreni vetëm aty ku është e nevojshme- në fund të gotës dhe në pjesën e buzëve.

Për të pastruar pjesën e brendshme të gotës, përdorni një furçë delikatë me dhëmbë jo shumë të ashpër.

Shpëlajini mirë me ujë të ngrohtë e të rrjedhshëm.

Ndërsa gotat janë akoma të ngrohta nga shpëlarja me ujë të ngrohtë, vendosini me kokë poshtë dhe lërini të thahen në ajër të pastër, ose pastrojini me një peshqir që nuk le shenja, apo copë lino, ose copë mikrofibër.

step-by-step-clean

Shënime:

Vera mund të lërë njolla vërtet të bezdisshme, nëse gotat lihen nga darka, gjatë natës pa u larë. Sapo të ngrini tavolinën e bukës, jepini një shpëlarje të shpejtë gotave. Të nesërmen në mëngjes, mund t’i lani siç duhet, duke bërë procesin e plotë të larjes me dorë dhe detergjent.

Gotat prej kristali mund të formojnë një shirit ngjyrë të bardhë ose ngjyrë gri. Për ta larguar këtë shenjë, zhytini gotat në një tretësirë uthulle të bardhë me pak ujë dhe lëreni të veprojë për një deri në dy orë. Aciditeti i uthullës, largon njollat e verës të formuara mbi gotën e kristaltë. Pas aplikimit të këtij solucioni, shkëlqimi në gota do të jetë i dukshëm.

Kristali është më shumë poroz se sa gotat tipike prej qelqi dhe është më i predispozuar që të thithë aroma të ndryshme nga mjedisi përreth. Do bënit mirë t’i vendosnit larg vendeve ku mbani kafe, apo detergjentet për pastrimin e shtëpisë. /Telegrafi/

79900d42c11fae07_86546250.preview

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Kopshtaria
Kalo në kategori