LAJMI I FUNDIT:

Si të sillemi me fëmijët gjatë stinës së nxehtë

Si të sillemi me fëmijët gjatë stinës së nxehtë

Ekspertët kanë bërë me dije disa praktika se si të sillemi me fëmijët gjatë stinës së nxehtë.

Stina e verës për fëmijët sjell gjëra pozitive dhe negative. Fëmijët e duan stinën e verës për sezonin e mrekullueshëm të plazhit. Në det fëmijët përveç lojërave, në ditët e gjata vuajnë nga vapë, oreksi i pakësuar dhe sëmundje të ndryshme. Gjatë këtij sezoni fëmijët humbasin shumë lëngje, kripëra minerale dhe vitamina për të gjetur ekuilibrin e duhur duhen djegur më pak kalori.

Ekspertët kanë bërë me dije disa praktika se si të sillemi me fëmijët gjatë stinës së nxehtë?

1. Gjatë shfaqjes në diell fëmijët digjen më shpejt nga dielli, prandaj mos harroni ushqimet që përmbajnë betakaroten dhe vitaminë A. Një tjetër element i rëndësishëm gjithmonë është uji. Ai duhet pirë me shumicë.

2.Organizmi i të vegjëlve, ashtu si edhe ai i të rriturve ka nevojë për shumë lëngje, prandaj është thelbësore t’u jepni ushqime të pasura me ujë që ndihmojnë për të duruar më mirë të nxehtin dhe që japin energji të menjëhershme.

3.Sekreti është të ruani gjithmonë qetësinë dhe të kuptoni se cilat janë nevojat e organizmit të fëmijëve, ndaj zgjidhja është kjo: të ndryshoni ushqimet që i jepni zakonisht!

4.Kos frutash dhe akullore me bazë frute janë gjithashtu një zgjedhje ideale për fëmijët, janë të freskëta, kanë qumësht të pasur me kalcium dhe proteinë thelbësore në rritjen e tyre.

5.Shmangni bukën dhe makaronat që janë të vështira për tretjen, preferoni fruta, perime peshk.

Këto janë disa nga këshillat që Civitas këshillon prindërit për t’i aplikuar te fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori