Femrat që sapo janë bërë nëna janë shumë të shqetësuara me rastin e lindjes së bebes dhe shpresojnë me rastin e lindjes dhe pas lindjes kujdesi do të jetë krejtësisht në rregull.
Është e nevojshme të mendohet pozitivisht dhe të ketë vetëkontroll të mjaftueshëm, sepse pas lindjes pason puna më e vështirë, pra të ushqyerit e bebes me gji, ndërkaq krahas të ushqyerit me gji, në të shumtën e rasteve shfaqen të ashtuquajturat ngërçe apo shtërzime barku, transmeton Telegrafi.
Ngërçet në stomak (shtangimet abdominale) paraqiten pasi bebja t’i ketë mbushur dy javë të jetës së saj dhe rëndom zgjasin deri në muajin e tretë ose të gjashtë, e ndonjëherë edhe deri në plot një vit.
Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e bebes, janë të parrezikshme dhe konsiderohen si gjendje normale.
Shkaku i ngërçeve në stomak është i panjohur edhe sot e kësaj dite. Njëri prej shkaktarëve të kësaj dukurie konsiderohet papjekëshmëria e mjaftueshme e sistemit enzimatik dhe çrregullimi në nivelin e nyjave neuromuskulare.
Ç’është e vërteta, enzimat në zorrë ndonjëherë nuk janë mjaft të zhvilluara, kështu që ekziston një disharmoni ndërmjet sasisë së ushqimit të marrë dhe kapacitetit të enzimave si dhe funksionit të zorrëve. Në stomakun e të ëmës bebja e ka marrë ushqimin e përpunuar.
Mbas lindjes bebja merr qumështin e nënës me dendësi të caktuar si dhe me kaloritë përkatëse gjë që shkakton probleme në tretjen e ushqimit të marrë. Te foshnja në këto raste paraqiten disa lëvizje në formë të ngërçeve në zorrë të cilat përpiqen ta shtyjnë ushqimin. Këto ngërçe të zorrëve shkaktojnë dhembje mjaft të mëdha prandaj edhe foshnja qan me zë mjaft të lartë.
Me rritjen e foshnjës edhe trakti digjestiv i saj zhvillohet dhe përkryhet për ushqimin e ri.
Çka mund të bëjë nëna që t’ia lehtësojë bebes dhembjen e stomakut?
Mbajtja e drejtë e bebes me rastin e dhënies gji mund t’i zbusë ngërçet në stomak. Nëna duhet të zërë pozitë të rehatshme dhe të shtrihet dhe që fëmijën t’ia afrojë gjirit (jo të përkulet mbi beben).
Foshnja duhet të kapë thimthin e gjirit dhe sipërfaqen përreth, kështu që e tërë goja t’i mbushet me sisë, në ç’mënyrë zvogëlohet mundësia që të thithë ajrin.
Mbas dhënies gji foshnja duhet patjetër të ngrihet në mënyrë që të gogësijë. Më së miri është që të vihet në parzmat e së ëmës në anën e krahut (koka e foshnjës duhet të jetë mbi krahun e së ëmës).
Hulumtimet më të reja kanë dëshmuar se dhënia e çajeve të ndryshme ose pikave kundër ngërçeve nuk ndikojnë në zvogëlimin ose zhdukjen e plotë të ngërçeve.
Lëngu i konsumuar vetëm do të plotësojë vëllimin e stomakut (e me vetë këtë foshnja do të marrë sasi më të vogël të ushqimit, përkatësisht qumësht nga e ëma) por nuk do të zvogëlohen dhembjet.
Foshnjës do t’i ndihmoni më së miri nëse i jepni gji në mënyrë të rregullt dhe në qoftë se, kur qan me dhembje dhe e shqetësuar, e mbështetni në parzmat tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur është koha që fëmija të hajë vetë?
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Planifikimi i shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel