Dëshironi që flokët tuaja të rriten shpejt dhe të jenë të shëndetshme? Atëherë provoni këto këshilla të thjeshta për të përshpejtuar rritjen.
• Së pari bëni një prerje profesionale. Është esenciale prerja e mire dhe profesionale. Prerja e mirë bën të mundur eliminimin e të gjitha të qarave dhe po ashtu zgjedh modelin e duhur për formatin e fytyrës suaj.
• Bëni prerje të rregullt. Prerja e rregull është jashtëzakonisht e rëndësishme për flokun, e bënë të ketë një mirëmbajtje të vazhdueshme dhe shumë të jetë i freskët floku. Prerja duhet të bëhet çdo 6 ose 8 javë.
• Lani flokët 2 ose 3 herë në javë, jo më shumë e jo më pak. Larjet e shpeshta shkaktojnë tharjen e flokut, e po ashtu largojnë yndyrat që janë esenciale për rritjen e flokut. Po ashtu edhe larjet e rralla nuk janë të mira për flokët sepse edhe yndyra e tepërt pengon ajrosjen e flokut.
• Trajtoni me shumë kujdes çdo ditë. Çdo ditë lyeni majat e flokëve me produkte që janë pikërisht për këto pjesë, po ashtu mund të përdorni vaj ulliri, por në sasi shumë të vogla, në mënyrë që mos të duken flokët si të palara. Ato kanë nevojë shumë për këtë gjë. Po ashtu krihja e tyre duhet të jetë e lehtë.
• Mos luani shumë me flokët. Vetëm në raste të rralla përdoreni tharësen apo pajisjet tjera për thyerjen e flokut, ato janë dëmtuesit më të mëdhenj. Ato shkaktojnë tharjen, këputjen, qarjen e fijes së flokut, etj. Mënjanoni sa të mundeni më shumë.
• Bëni gjumë të rregullt. Mungesa kronike e gjumit mund të ndikoj në baraspeshën e trupit tonë, gjë e cila ndikon në çdo gjë, e po ashtu edhe në rritjen e flokut tonë.
• Përmirësoni mënyrën e të ushqyerit. Nëse ne hamë ushqime të duhura, ne bëjmë flokët tona të shëndetshme dhe i stimulojmë për rritje. Ushqimet që kanë një efekt pozitiv për rritje janë: mishi i shpezëve, mishi i peshkut i pajisur me Omega-3 acide yndyrore, ku një shembull shumë i mirë do të ishte salmoni. Rëndësi të veçantë ka ngrënia e vezëve, fasules, kos, arra, fara, kivi, molla, rrushi, spinaqi, luleshtrydhe, boronica, manaferrat, pastaj brokoli, fasulja e gjelbër, lakra, lulelakra.
• Largimi i stresit. Stresi shkakton shumë problem në organizëm e po ashtu dëmton flokët shumë. Rekomandohet marrja me ndonjë aktivitet që largon stresin si: lexim, gatim apo kopshtari.
• Merrni vitamina. Vitamina A, B, C, dhe E janë esenciale për rritjen e flokëve, por përdorimi i tepërt i vitaminës A shkakton rënien e flokëve, pra sigurohuni që nuk do merrni më shumë se 100,000 IU për një ditë. Po ashtu, marrja e magnezit, vaji i farave të lirit dhe acidi folik, përmirësojnë rritjen e flokut. Gjithashtu shtoni një multivitaminë rutinës tuaj të përditshme, sepse do u ndihmojë shumë, gjë për të cilën mund ta diskutoni me mjekun, apo me farmacistin, në mënyrë që t’ua rekomandoj multivitaminën e duhur për ju.
• Aktivitete në ambient të hapur. Stërvitjet e përditshme, e sidomos ato në natyrë, përmirësojnë qarkullimin në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe atë të kokës tuaj. Përpiquni që një gjë të tillë ta bë 3 deri 4 herë në javë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Planifikimi i shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën