Nëse vërtet ju nevojitet një ndryshim i ngjyrës së flokëve, në vijim po ju japim trendët, të cilët do të jenë aktualë gjatë tërë vitit 2011.
Përgatiti: Afrora Fusha, estete
Tonalitet i këtij sezoni janë biondet, në nuancat platin. Është një ngjyrë shumë e vështirë, pasi jo të gjitha femrave ju shkon, kështu që duhet të bëni kujdes me këtë ngjyrë nëse do të dëshironit ta zgjidhnit. Kjo ngjyrë tenton të oksidohet dhe nuk duhet të japë efektin e flokut të djegur.
E kuqja, sigurisht është një "ever green" e cila nuk e humb asnjëherë bukurinë e saj. Edhe në këtë rast nëse ngjyra është shumë e thellë, kjo do t’ju tregonte edhe më të bukur. Kush preferon gështenjën e thjeshtë, mund të luaj me disa nuanca brenda saj. Duhet të evitoni flokët me fije, mbi të gjitha ato që bëhen me shirita, nuk janë aspak në modë dhe tentojnë t’ju plakin.
Nga ngjyra e gështenjtë në bionde
Abbey Lee Kershau është një top-modele e cila brenda një dite nga ngjyra e gështenjtë e çelët u bë bionde ngjyrë platini. Edhe ndryshimet e këtilla janë të mundshme, mirëpo nuk është e thënë të keni besim te frizerja juaj se do ta bëjë punën bash ashtu si duhet.
Nga ngjyra bionde në të gështenjtë
Natasha Poly ka qenë shembull i një bukurosheje tipike ruse, aq gjatë derisa ngjyrën bionde nuk e ndryshoi në ngjyrë të gështenjtë të errët me shkëlqim ngjyrë ari.
Nga ngjyra gështenjtë në bionde në të kuqe
Top-modelja Eniko Mihalik, mund të thuhet se nga një brune e rëndomtë u bë bukuroshja flokëkuqe më joshëse.
Nga ngjyra e kuqe në të zezë
Ndryshimi i flokëve nga ngjyra e kuqe apo nga ngjyrë bakri në ngjyrë të zezë mund të jetë shumë dramatike (siç shihet nga shembulli i top-modeles Lily Cole), mirëpo nëse preferoni ndryshime drastike, ky përfundimisht është njëri ndër opsionet. Mirëpo, në vend të ngjyrës shumë të zezë, zgjidhni ngjyrën e gështenjtë më të errët me shkëlqim ngjyrë ari.
Tallazet e zylyfeve
Rrënjët e flokëve le të jenë ngjyrë sa më të errët, ndërsa zylyfet disa nuanca ngjyrë më të çelët se flokët tuaja. Kombinimi i ngjyrës bionde e errët dhe bionde e çelët është ai të cilin me siguri do t’jua rekomandojmë.
Ngjyra natyrale platini
Biondja me rrënjë flokësh të parregullt ngjyrë të errët ndoshta është jashtë trendit, mirëpo ja që, nëse rrënja ngjyrë të errët jep përshtypjen e natyrshme bionde platini, flokëve tuaj ua zbut efektet “artistike”… Pse jo? Mirëpo, rrënja patjetër duhet të ketë të njëjtën nuancë bionde, mirëpo ngjyrë bionde të errët, ashtu që veten të mund ta quani dyfish bionde. Tingëllon ironike? Ja se si do të duhej të dukej kjo.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Çfarë duan meshkujt në shtrat?
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Sa kohë pas abortit, gratë mund të filloni sërish intimitetin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj