LAJMI I FUNDIT:

Si u la në rrugët e Shqipërisë i burgosuri i CIA?

Si u la në rrugët e Shqipërisë i burgosuri i CIA?

Në një shkrim të gjatë dhe tronditës për funksionimin e stukuarave paralele të agjencisë të inteligjencës amerikane CIA, në lidhje me zbulimin e terrorizmit, Joseph Fronczak, profesor i historisë në Universitetin e Princeton, përmend edhe rastin e një të burgosuri i cili pas torturave disa mujore braktiset në një rrugë në Shqipëri.

Fronczak, duke u bazuar në disa dokumente të klasifikuara të këtij institucioni të kundërzbulimit që flasin për një organizëm vdekjeprurës që vepron në mënyrë të pavarur në radhët e CIA, shtjellon rastin e të burgosurit Khalid El-Masri, një gjermano-libanez i arrestuar fillimisht nga policia maqedonase në nëntor të 2003 dhe më pas i dorëzuar tek CIA.


Sipas Fronczak, rasti i El-Masri i ngjason novela kafkiane, ku koha nuk kanë kuptim dhe progresi i kundërzbulimin është i paktë.

Pas një muaji nga marrja e tij në dorëzim dhe kalimi i në burgun e Salt Pit, agjentët zbuluan se pasaporta e tij gjermane ishte e rregullt dhe ata e kishin arrestuar gabimisht.

Ndërkohë që ai vijonte të qëndronte në burg, strukturat drejtuese të CIA, po përpiqeshin të gjenin një strategji për të dalë nga kjo situatë.

Ai është torturuar, rrahur, përdhunuar, madje dhe ushqyer me forcë kur ai e futi vetën në një grevë urie. Ai qëndroi në burg për 4 muaj.

Pas ndërhyrjes së drejtorit të përgjithshëm të CIA, Goerge Tenet dhe Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice, El-Masri u liria. Pa asnjë kërkesë falje, ai u la në mes të natës në një rrugë të braktisur në Shqipëri.

Policia shqiptare që gjeti fillimisht e mendoi si një terrorist për shkak të pamjes. Më pas u mundësua kthimi i tij në Gjermani. /tvklan/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori